Shkodra i jep lamtumiren Tahir Kalacit, ish- arbitrit te mirenjohur e qytetarit model

Me qindra qytetarë të Shkodrës, sportdashës, pjestarë të klubit Vllaznia, ish- sportistë e të tjerë, kanë bërë homazhe paraditen e së mërkurës mbi trupin e ish- arbitrit të futbollit Tahir Kalaci, të ndarë nga jeta një ditë më parë. Nuk kanë munguar edhe përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Në prononcimet  e tyre, ish- kolegë dhe nxënës të Kalacit kanë vlerësuar maksimalisht cilësitë sportive por edhe njerëzore të këtij personaliteti të arbitrimit. Sporti shkodran dhe në veçanti arbitrimi, kanë humbur kësisoj një personalitet të tij dhe natyrisht që mungesa e Tahir Kalacit ka për t’u ndjerë shumë, megjithatë karriera dhe emri do të mbeten gjallë në kujtesën e të gjithëve ne. /shkodrasport.com/