Skip to content
23 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë

Shkodra, grahmat e fundit të një lavdie të dikurshme që po shuhet…

ShkodraWeb 4 years ago

Kur ndodhin ngjarje si kjo e sotmja, kujtohemi se si po na rrjedhin ditën pa kuptuar se po bëhemi dëshmitarë të një periudhe, të cilën ata që do të vijnë në jetë pas 30- 40 viteve, do ta vlerësojnë në kufijtë e të pabesueshmes. Të mos jetosh sot në Shkodër, pa më të voglin dyshim mund të konsiderohet fat. Jeta sot ka vlerën “700 lekë” të vjetra, aq sa përflitet çmimi i një plumbi për kallash apo “Zastava”.

Ata që fati i mirë apo zgjuarsia i largoi nga Shkodra, gjëja e parë që bëjnë marrin në celular të afërmit dhe i pyesin “a jeni të gjithë shëndosh”. Kur pergjigja është pohuese, kalohet në pyetje për jetën e përditshme, hallet e telashet, më pas kushërinjtë, miqtë e shokët. Pasi mbyllet celulari, çdo gjë harrohet deri në ndonjë rast tjetër, sëmundje, ditëlindje, fejesë, martesë, vdekje natyrale apo vdekje në atentat.

Bilanci i muajve të fundit në shkodër është më shumë se tragjik. Vertetë që zgjedhjet e lira e të ndershme janë jetike, vertetë se protesta për varfërinë dhe emigracionin është e ligjshme (edhe pse prej kohësh kam bindjen se edhe në veri të Afrikës është më mirë se në këtë vend!). Si ka mundësi që askush nuk kujtohet për Jetën dhe vlerën e saj? Askush nuk merr përsipër të iniciojë një protestë për Jetën, për mbrojtjen e saj. Vertetë që vota jote shitet e blihet, vertetë që zorrët “bëjnë grevë” kur nuk ka bukë, vertetë që largimi nga familja në emigracion ngjall trishtim, por në të gjitha rastet duhet të jesh gjallë që ti provosh të gjitha sa më sipër. Nuk do kisha dëshirë të dëgjoja “kundërargumente” të tipit se pikërisht “mungesa e standarteve demokratike sjell rritjen e kriminalitetit” apo të tipit “është një fazë që duhet ta kalojnë të gjitha demokracitë e reja”. Nuk do preferoja as “Shkodra si Palermo” sepse jemi më keq: Ato kohë, sidomos pas vrasjes së gjeneral Dalla Chiesa nga mafia italiane, qytetarët dolën rrugëve në protestë… Edhe nëse është vertetë kështu, pak a shumë si me “terapinë e shock-ut”, pse duhet të pajtohemi?

Po ta shikosh me “djallëzi të zgjuar”, ngjarje si kjo e sotmja e kanë një të mirë, sigurisht për ata që janë gjallë. E para, na bëjnë të harrojmë për disa orë apo ditë hallet e përditshme dhe të merremi me biseda e debate që lidhen me “kokën” e ruajtjen e saj. E dyta, na bëjnë të vlerësojmë edhe “bukën thatë” që mund të kemi në shtëpi, përballë “pulës së pjekur” por me rrezik për “kokën”. E treta, përherë e më shumë po gjejmë prehje tek “na ishte dikur” për Shkodrën tonë. Ajo Shkodër që një xhandar ruante nga ura e Bahçallëkut deri tek ish- Fermentimi, ose kur një polic në tribunë stadiumi me 5 mijë tifozë drejtonte gishtin dhe 100 njëherësh ngriheshin në këmbë duke pyetur “unë?”. Për të mos folur për turnin e dytë e të tretë, kur mijëra gra me biçikleta, hynin e dilnin nga ndërmarrjet në orën 10 të natës.

Sapo mësova se ministri i Brendshëm paska mbërritur në Shkodër për ngjarjen e rëndë. Para tij edhe dy drejtorët më të lartë të Policisë së Shtetit. Në këtë muajt e fundit, këto vizita kobndjellëse për Shkodrën kanë qenë të shpeshta dhe pa asnjë rezultat për rendin e sigurinë.

E për ta mbyllur, edhe sot më zuri veshi atë shprehjen e famshme, që përherë e më shumë po kthehet në refren të qytetit tim: Me lanë duhanin e me ik prej Shkodre, nuk asht kurrë vonë! Tash 20 vjet, duhanin të paktën një muaj në vit e heq nga vetja. Për të dytën po mendohem seriozisht prej disa kohësh… /Nga Blerti DELIJA/

Continue Reading

LAJM PARA: ANALIZA/ “Përgjimet e dosjes ‘Babale’, si dy drejtorë policie u bënë lolot e një delinkuenti për…”
LAJM PAS: Mllefi i shkrimtarit të njohur shkodran, Zija Çela: Në të s’ ëmës shkofshin PS e PD!

TË FUNDIT

“Është zvarritur në disa skandale”, Financial Times “kryqëzon” Ramën: Bandat janë zgjeruar deri te trafiku nga Amerika Latine e Azia
  • Analizë

“Është zvarritur në disa skandale”, Financial Times “kryqëzon” Ramën: Bandat janë zgjeruar deri te trafiku nga Amerika Latine e Azia

1 week ago
NGA NDRIÇIM KULLA – Sfida e Bardh Spahisë: fryma, pesha dhe fuqia e fisnikërisë shkodrane…
  • Analizë

NGA NDRIÇIM KULLA – Sfida e Bardh Spahisë: fryma, pesha dhe fuqia e fisnikërisë shkodrane…

2 weeks ago
OPINION – Vendimi për “vulën” e PD- së, nuk ka asnjë të fituar, madje as përtej kësaj “familje” politike…
  • Analizë

OPINION – Vendimi për “vulën” e PD- së, nuk ka asnjë të fituar, madje as përtej kësaj “familje” politike…

3 weeks ago

TË FUNDIT

  • Besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit, presidenti i KISH, imzot Angelo Massafra përcjell mesazhin e tij…
  • FOTOLAJM – Frederik Ndoci në krah të Benet Becit, ka edhe një mesazh në vargje për “militantin”…
  • FOTO – Çfarë po ndodh me llogarinë e Luizit në Instagram, janë fshirë të gjitha publikimet, edhe foto e profilit
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 23 mars 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 23 mars 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 23 mars 2023…

TË FUNDIT

Besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit, presidenti i KISH, imzot Angelo Massafra përcjell mesazhin e tij…
  • Aktualitet

Besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit, presidenti i KISH, imzot Angelo Massafra përcjell mesazhin e tij…

21 mins ago
FOTOLAJM – Frederik Ndoci në krah të Benet Becit, ka edhe një mesazh në vargje për “militantin”…
  • Kryesore

FOTOLAJM – Frederik Ndoci në krah të Benet Becit, ka edhe një mesazh në vargje për “militantin”…

2 hours ago
FOTO – Çfarë po ndodh me llogarinë e Luizit në Instagram, janë fshirë të gjitha publikimet, edhe foto e profilit
  • Aktualitet

FOTO – Çfarë po ndodh me llogarinë e Luizit në Instagram, janë fshirë të gjitha publikimet, edhe foto e profilit

2 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 23 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 23 mars 2023…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.