
??????????
Shkodra Elektrontike ka ndezur skenën e Eurovizionit në finalen e madhe që po mbahet në Bazel të Zvicrës.
Përfaqësuesit e Shqipërisë, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, dhuruan emocione të mëdha, teksa performuan të fundit në listën e 26 vendeve që pretendojnë fitoren.
Këtë vit, kënga ‘Zjerm’ është bërë virale në rrjet, ndërsa CNN e ka renditur në vend të parë, duke e cilësuar si autentike dhe të veçantë.
