Skip to content
12 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore

“Shkodra Elektronike” fituese sipas sondazheve, kënga “Zjerm” ndër 20 më të klikuarat e Eurosong…

ShkodraWeb 6 May, 2025
euro vision zjerm shkodra elektronike

Kënga ‘Zjerm’ e cila po përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision 2024”, e kënduar nga grupi “Shkodra Elektronike” po bën bujë.

Ajo është renditur mes 20 performancave më të klikuara në kanalin zyrtar të Eurovision Song Contest në YouTube për muajin prill. Lajmi u bë publik nga vetë Eurovision-i, i cili çdo muaj publikon një përmbledhje të videove më të ndjekura, ku përfshihen klipet zyrtare, performancat live dhe ato nga finalet kombëtare. Në njoftimin e tyre thuhet se renditja bazohet në shikimet brenda muajit kalendarik, duke filluar nga janari i vitit 2020. Dhe prilli i 2025-ës i përket “Zjerm”-it!

Me ritmet elektro-folk dhe estetikën e pazakontë, duket se “Shkodra Elektronike” nuk ka ndezur vetëm skenën, por edhe ekranet e miliona shikuesve. “Shkodra Elektronike” ka rrëmbyer vëmendjen e publikut ndërkombëtar me këngën e tyre “Zjerm”, duke u renditur në vendin e parë në sondazhin më të fundit të organizuar nga portali i njohur i fansave të Eurovisionit, Wiwibloggs. Sipas të dhënave të publikuara nga Wiwibloggs, në sondazhin e zhvilluar pas publikimit të këngëve pjesëmarrëse në mars, kanë marrë pjesë 18,951 votues. Shkodra Elektronike ka grumbulluar 2,106 vota, që përbëjnë 11.11% të totalit, duke lënë pas konkurrentë të fortë si Finlanda dhe Suedia. Ky rezultat i jashtëzakonshëm vjen në një moment kyç, ndërsa provat për Eurovision 2025 pritet të nisin së shpejti në qytetin mikpritës, Bazel.

Me 37 artistë nga vende të ndryshme të Evropës dhe përtej saj që garojnë për çmimin e madh, mbështetja e fortë nga publiku është një sinjal i qartë se Shqipëria është një pretendente serioze për fitoren. Wiwibloggs, një platformë e themeluar në vitin 2009 nga gazetari William Lee Adams, është bërë një nga burimet më të besueshme për lajme, analiza dhe sondazhe të dedikuara për Eurovision-in, me miliona ndjekës në mbarë botën. Ndërsa emocionet rriten dhe pritshmëritë janë të larta, Shqipëria hyn në fazën e provave me një status të ri: si pretendentja kryesore për fitoren në Eurovision 2025. Me “Zjerm” që ndez zemrat e publikut dhe kritikëve, “Shkodra Elektronike” është gati të shkruajë një kapitull të ri në historinë e muzikës shqiptare në skenën ndërkombëtare.

Kënga ‘Zjerm’ e kënduar nga ‘Shkodra Elektronike’ është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025. Performanca e “Shkodra Elektronike mori vlerësime të shumta si nga juria dhe nga vota e publikut dhe diaspora dhe grumbulloi 143 pikë në total. “Shkodra Elektronike” është një grup muzikor i përbërë nga dy emigrantë shqiptarë të rritur në Itali, shumë larg qytetit të tyre, Shkodrës. Grupi është krijuar nga kantautori-producenti Kolë Laca dhe kantautorja Beatriçe Gjergji. “Shkodra Elektronike”, një duet elektronik, shqiptare me banim në Itali, bëjnë ri-interpretim modern të këngëve tradicionale shkodrane.

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: SONDAZHI I SHKODRAWEB – Si ndahen mandatet në Qarkun e Shkodrës me 11 maj, cilët kandidatë preferohen
Artikull pas: VIDEO – Takimi përmbyllës në Rajonin 3 të Shkodrës, kandidatja Senada Mehmeti ndez optimizmin për PD

TË FUNDIT

berisha humbja zgjedhje 2025
  • Kryesore

VIDEO – Sali Berisha para gazetarëve për zgjedhjet, lideri i opozitës paralajmëron mosnjohjen e tyre…

ShkodraWeb 12 May, 2025
vota diaspora 2025
  • Kryesore

VOTIMI I DIASPORËS – Numërohen zarfet e para për qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet shpërndarja e votave

ShkodraWeb 12 May, 2025
numerim vota puke 2025
  • Aktualitet

NUMËRIMI I VOTAVE – Shpallet rezultati për Bashkinë Pukë, forcë e parë PD, PS e dyta dhe PSD e treta

ShkodraWeb 12 May, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Sali Berisha para gazetarëve për zgjedhjet, lideri i opozitës paralajmëron mosnjohjen e tyre… 12 May, 2025
  • VOTIMI I DIASPORËS – Numërohen zarfet e para për qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet shpërndarja e votave 12 May, 2025
  • NUMËRIMI I VOTAVE – Shpallet rezultati për Bashkinë Pukë, forcë e parë PD, PS e dyta dhe PSD e treta 12 May, 2025
  • Mbyllet numërimi në Bashkinë e Fushë- Arrëzit, PD e para, PS e dyta dhe PSD renditet e treta… 12 May, 2025
  • Arrestohen babë e bir në Shkodër, u kapën duke shitur lëndë narkotike të ndarë doza… 12 May, 2025
  • “Të gjithë sytë janë nga ‘Arena Kombëtare’”, Benet Beci: Sot është dita që titulli kampion të rikthehet në Shkodër 12 May, 2025
  • Arrestohet 63- vjeçari në Shkodër, me makinën që drejtonte në gjendje të dehur, u përplas me një mjet… 12 May, 2025
  • NUMËRIMI I VOTAVE – Partia Socialiste kryeson bindshëm në nivel kombëtar, PD e dyta, PSD e treta… 12 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • VIDEO – Partia Socialiste Shkodër thirrje për pjesëmarrje në votime shkodranëve në orën e fundit 11 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

berisha humbja zgjedhje 2025
  • Kryesore

VIDEO – Sali Berisha para gazetarëve për zgjedhjet, lideri i opozitës paralajmëron mosnjohjen e tyre…

ShkodraWeb 12 May, 2025
vota diaspora 2025
  • Kryesore

VOTIMI I DIASPORËS – Numërohen zarfet e para për qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet shpërndarja e votave

ShkodraWeb 12 May, 2025
numerim vota puke 2025
  • Aktualitet

NUMËRIMI I VOTAVE – Shpallet rezultati për Bashkinë Pukë, forcë e parë PD, PS e dyta dhe PSD e treta

ShkodraWeb 12 May, 2025
numerim vota 2025
  • Kryesore

Mbyllet numërimi në Bashkinë e Fushë- Arrëzit, PD e para, PS e dyta dhe PSD renditet e treta…

ShkodraWeb 12 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.