
Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, kandidate për deputete e PD- së Shkodër: Shkodra e kërkon Ndryshimin, e mbështet me të gjitha forcat e saj! Mesazhin po e marrim ditë për ditë, lagje për lagje, derë më derë.
Banorët e Lagjes nr. 1 të qytetit, e shohin 25 Prill si një mundësi konkrete për të përmirësuar jetën e tyre, veçanërisht në aspektin ekonomik. Kërkojnë të kenë pranë fëmijët e tyre, t’i gëzojnë e t’i shohin të ecin përpara në vendlindje dhe jo rrugëve të botës.
Shpresa e tyre është Partia Demokratike dhe programi i saj. Angazhimi ynë është të jemi një zë i fortë sot edhe nesër, t’i përfaqësojmë me dinjitet dhe duke dhënë çdo gjë që mundemi për bashkëqytetarët tanë të mrekullueshëm.