Skip to content
10 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Sociale

“Shkodra dhe Vllaznia janë një”, reagon Bashkia Shkodër: KF Vllaznia të shmangë deklarata që krijojnë tension…

ShkodraWeb 16 June, 2025
bashkia shkoder naten 2025

Të nderuar qytetarë të Shkodrës, sportdashës të Vllaznisë, brenda dhe jashtë qytetit,

Nëpërmjet mediave jeni njohur me një situatë të paprecedentë dhe të pazakontë për Shkodrën e kulturës dhe të sportit.

Konferenca për shtyp e Mjeshtrit të Madh, Bujar Qamili, një nga figurat më të çmuara të qytetit dhe të muzikës shqiptare, është shoqëruar me reagime publike nga Klubi i Futbollit Vllaznia dhe presidenti i tij, z. Alban Xhaferi.

Për këtë arsye, dëshirojmë të informojmë opinionin publik qartë dhe me transparencë:

• Koncerti i këngëtarit Bujar Qamili, “Nder i Kombit”, nuk cënon në asnjë moment logjistikën e stadiumit “Loro Boriçi”, i cili është aset dhe administrohet nga Bashkia Shkodër. Skena do të vendoset në pjesën e pistës së stadiumit, pa prekur fushën e lojës apo infrastrukturën sportive.
• Koncerti i datës 21 qershor është një veprimtari zyrtare e Bashkisë Shkodër, që zhvillohet në asetet e saj, pa asnjë ndryshim destinacioni.
• Përfaqësuesit e Bashkisë dhe të strukturave të kulturës nuk kanë cenuar apo ofenduar askënd. Përkundrazi, janë përballur me sjellje të papërshtatshme nga z. Alban Xhaferi dhe persona që e shoqëronin atë – për të cilat Bashkia i është drejtuar organeve kompetente.

Për më tepër, sqarojmë se aktiviteti i datës 21 qershor nuk cënon në asnjë mënyrë licensimin apo kushtet e UEFA-s, siç është pretenduar apo abuzuar publikisht.

KF Vllaznia ftohet të shmangë deklarata që mund të krijojnë tension apo keqkuptim te tifozeria shkodrane. Shkodra dhe Vllaznia janë një!

Në këtë frymë, Bashkia Shkodër mbështet fuqishëm ngjyrat kuqeblu, simbol i krenarisë sonë qytetare, dhe njëkohësisht promovon kulturën si një tjetër pasuri e identitetit shkodran.

Ftojmë të gjithë shkodranët dhe jo vetëm që të jenë të pranishëm më 21 qershor, në stadiumin “Loro Boriçi”, për të festuar së bashku me Bujar Qamilin në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzikës – në një mbrëmje që do t’i përkasë zemrës së Shkodrës. /Deklaratë e Bashkia Shkodër, publikuar në faqen zyrtare në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: DOKUMENTI – Rreth dy vjet më parë, Xhaferi nënshkruante me Becin, aktivitete kulturore në “Loro Boriçi”
Artikull pas: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 qershor 2025…

TË FUNDIT

turizmi-shqiperi
  • Kryesore

OPINION – “Të gjithë bashkëvuajtës, të gjithë bashkëfajtorë”, shprehja epike që vlen edhe për turizmin…

ShkodraWeb 9 July, 2025
tryeze reformimi rtsh 2025
  • Aktualitet

FOTO – Diskutimi i sfidave aktuale me të cilat përballet RSTH dhe ndërtimi i një vizioni të qartë për të ardhmen

ShkodraWeb 9 July, 2025
tonin marina zymer kurtaj 2025
  • Kryesore

Ndahet nga jeta mjeku i njohur, “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe, mesazhi i kryebashkiakut Marinaj

ShkodraWeb 9 July, 2025

TË FUNDIT

  • OPINION – “Të gjithë bashkëvuajtës, të gjithë bashkëfajtorë”, shprehja epike që vlen edhe për turizmin… 9 July, 2025
  • FOTO – Diskutimi i sfidave aktuale me të cilat përballet RSTH dhe ndërtimi i një vizioni të qartë për të ardhmen 9 July, 2025
  • Ndahet nga jeta mjeku i njohur, “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe, mesazhi i kryebashkiakut Marinaj 9 July, 2025
  • Si mund të ndërtojmë një kulturë etike në redaksitë e Shkodrës, hapa praktikë drejt vetërregullimit profesional 9 July, 2025
  • VËMËNDJE – Bashkia Lezhë paralajmërim për kushte të rrezikshme detare në bregdetin e saj për disa ditë… 9 July, 2025
  • E RËNDË – Dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Shkodrës 42- vjeçari, policia jep informacionin e parë… 9 July, 2025
  • VIDEO – Arrestohen babë e bir në Drisht të Shkodrës, iu kapën 114 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa 9 July, 2025
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publike, banorët e Thethit përplasen me policinë, pezullohen shembjet… 9 July, 2025
  • VIDEO – “Vllaznia e kalon turin”, ndeshja për Conference League, trajneri Edi Martini del para gazetarëve 9 July, 2025
  • NGA LUTFI DERVISHI – Lamtumirë, Kapiten…! 9 July, 2025
  • “Jam pranë familjes Anamali në këto momente të vështira”, kryebashkiaku Beci reagon për vdekjen e 51- vjeçarit 9 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 9 korrik 2025… 9 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

turizmi-shqiperi
  • Kryesore

OPINION – “Të gjithë bashkëvuajtës, të gjithë bashkëfajtorë”, shprehja epike që vlen edhe për turizmin…

ShkodraWeb 9 July, 2025
tryeze reformimi rtsh 2025
  • Aktualitet

FOTO – Diskutimi i sfidave aktuale me të cilat përballet RSTH dhe ndërtimi i një vizioni të qartë për të ardhmen

ShkodraWeb 9 July, 2025
tonin marina zymer kurtaj 2025
  • Kryesore

Ndahet nga jeta mjeku i njohur, “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe, mesazhi i kryebashkiakut Marinaj

ShkodraWeb 9 July, 2025
etika ne media 2025
  • Kryesore

Si mund të ndërtojmë një kulturë etike në redaksitë e Shkodrës, hapa praktikë drejt vetërregullimit profesional

ShkodraWeb 9 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.