Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Shkëmbejmë programet audiovizive”, RTSH- RTK- RTCG nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi në Shkodër

ShkodraWeb 10 November, 2023
drejtoret e përgjithshem shqiperi mali zi kosove rtv publik 2023

RTSH, RTK dhe RTCG nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar, z. Alfred Peza u shpreh se kjo nismë e RTSH-së, vjen jo vetëm për të përmbushur frymën dhe filozofinë e EBU-së, por dhe rritjen e bashkëpunimit mes Radio Televizionet Publike të katër vendeve të rajonit.

Z. Peza vuri theksin te rëndësia e transmetuesve publikë, dhe bashkimi i energjive, forcave dhe pikave të përbashkëta për rritjen e besueshmërisë me programe cilësore, përmbajtje profesionale dhe informim e edukim më të mirë për qytetarët e katër vendeve të rajonit.

Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar u shpreh gjithashtu se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, do shkëmbehen programet audio dhe audiovizive.

“Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik të Maqedonisë së Veriut do na bashkohet javën e ardhshme në Tiranë për të plotësuar takimin rajonal të 4 drejtorëve të Përgjithshëm të Radio Televizioneve Publike të 4 vendeve tona, Shqipëri, Kosovë, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Nismë kjo e RTSH-së për të përmbushur frymën dhe filozofinë e EBU-së, të cilët e kanë në frymë dhe filozofinë e tyre jo vetëm bashkëpunimin bilateral mes Radio televizioneve tona, por dhe bashkëpunimin ndër rajonal që Radio Televizionet Publike të vendeve tona, ti shërbejnë më mirë publikut brenda territorit të kufijve të vendeve tona dhe miqësisë e bashkëpunimit të ndërsjelltë mes nesh.

Pyetja që bëhet është përse RTSH u bë iniciatorë e këtij takimi?

E gjetëm të udhës të nisnim këtë takim e të realizonim këtë takim të parë, e para nisur nga tradita e mirë e bashkëpunimit historik mes popujve tanë, e dyta, nisur nga fakti se problematika që trajtojnë RTSH-të tonë, në misionin e tyre për informimin dhe hartimin e audiencave tona i kanë gjithnjë e më tepër fokusin, problematikat e dinamikat e zhvillimit të përbashkët.

Shkodra u zgjodh, jo vetëm si një nga qytetet që përmbledh në historinë e saj gjithë dinamikën e zhvillimeve të rajonit të Ballkanit por edhe popujve e vendeve tona fqinjë, ishte qyteti i pashmangshëm për të zhvilluar takimin e parë të drejtuesve të RTSH të rajonit tonë, sikundër qendra vendore audiovizive në Shkodër, është një prej më të rëndësishmeve që ka RTSH-ja, dhe tjetra si kryeqendra e kulturës, artit, dijes, bashkëjetesës, tolerancës, ishte stacion i pashmangshëm për këtë takim.

Në një botë në ndryshim, në realitetin e botës virtuale dhe mediave të reja online, rëndësia e transmetuesve publikë sot bëhet gjithnjë e më e madhe, për shkak se në të gjitha anketat dhe stadiumet shkencore për median, mediat publike dalin nën të gjitha rastet mediat më të besueshme, për popujt e vendet që i ndjekin ato.

Ne do duhet të bashkojmë energjitë, forcat e pikat e përbashkëta të interesit për të rritur besueshmërinë tonë për të patur programe gjithnjë e më cilësore, me përmbajtje profesionale dhe për të arritur misionin tonë, për informimin, edukimin, dhe argëtimin e audiencave tona dhe popujve të vendeve tona. Gjithashtu, ne nuk jemi vetëm ndarje përsa i përket emërtimeve, por duke qenë pjesë historike e të njëjtës gjeografi dhe vijimësie të bashkëjetesës ndër shekuj, ne kemi sot më shumë se kurrë sfida të përbashkëta. Këto sfida përmbushen jo vetëm përmes sasisë dhe cilësisë së programeve, por dhe ne përmbushje të disa sfidave të reja që ka sjellë kohë.

Disa prej tyre lidhen me sfidat teknologjike për digjitalizimin, por dhe me rritjen e identitetit tonë kombëtar përmes programeve tona dhe përmes të njëjtës shpejtësi dhe qasje për integrimet tona euro-atlantike”, u shpreh z.Peza.

Drejtori i RTCG, Boris Raonic: Marrëveshja në dobi të pakicave

Marrëveshja e bashkëpunimit që u finalizua të premten mes tre radiotelevizioneve publike të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi është biseduar shpesh dhe nuk do të jetë vetëm në letër u shpreh drejtuesi i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Malit të Zi (RTCG).

“Ne jemi këtu që të finalizojmë atë për të cilën kemi biseduar shpesh. Përveç tri vendeve tona, shpresojmë që edhe Maqedonia e Veriut do të na bashkëngjitet, sepse kemi shumë ura lidhëse mes nesh. Ne sot jemi këtu që të nënshkruajmë ato ura që do t’i shfrytëzojmë shumë më shpesh. Radiotelevizioni i Malit të Zi është i gatshëm që të gjitha kapacitetet e veta t’i vendosë në dispozicion të radiotelevizioneve të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe shpresojmë që edhe ata të na ndihmojnë. Ne nuk kemi aq kapacitete sa të pasurojmë programin e pakicave me gjuhën shqipe, por pakica malazeze në Shqipëri përmes programit të Radiotelevizionit Malit të Zi do të ketë një dobi të madhe. Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se pa shërbime publike nuk mund të jenë të mirinformuar sidomos në kohët e sotme kur përdoren platforma të ndryshme. Shpresoj që kjo marrëveshje e cila arrijmë sot nuk do të jetë vetëm në letër, por do të jetë në të mirën e të gjithëve”, u shpreh Boris Raonic, drejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Malit të Zi (RTCG).

Drejtori i RTK, Shkumbin Ahmetxhekaj: Jemi shtete shumetnike, programe të përbashkëta

Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) po punon për të pasur një program të përbashkët me RTSH-në dhe RTCG-në, dhe të tria institucionet po bashkëpunojnë me hapa shumë të shpejtë, deklaroi drejtuesi i përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.

“Më vjen shumë mirë që dinamika e realizimit të këtij bashkëpunimi po bëhet me kaq shpejtësi të madhe falë edhe angazhimit të drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së. Të tre ne mund të ishim në zyrat tona duke bërë projekte se si ta konkurrojmë njëri-tjetrin, por zgjodhëm një rrugë tjetër: bashkëpunimi ndërmjet transmetuesve publikë është kyç që ne të rrisim pos potencialit të bashkëpunimit teknik dhe teknologjik, edhe të programit. Ne jetojmë në shtete që janë shumetnike, kemi komunitete të ndryshme dhe ajo që mund të ofrojmë të gjithë së bashku është shumë më e madhe sesa të mendojmë si ta luftojmë njëri-tjetrin si konkurrentë. Para pak ditësh në Prishtinë kishim Festivalin I të Këngës, i cili ishte një festë kombëtare. Pa ndihmën e Radiotelevizionit të Malit të Zi ndoshta nuk do të mund të arrinim kualitetin e transmetimit që u arrit. Prandaj bashkëpunimi sjell ura të reja dhe në këtë mënyrë mund të jemi më afër qytetarëve tanë,” tha Shkumbin Ahmetxhekaj, drejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Post navigation

Previous: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 10 nëntor 2023…
Next: EMRAT – Nis operacioni kombëtar “Sundimi i ligjit”, arrestohen 19 persona, në pranga edhe një në kërkim në Shkodër

TË FUNDIT

blerta dragusha rektore 2026

U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë…

ShkodraWeb 17 June, 2026
spitali puke

EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës…

ShkodraWeb 17 June, 2026
gjergj lala 2026

Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali…

ShkodraWeb 17 June, 2026

TË FUNDIT

  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
  • Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë 17 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
  • “Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit 16 June, 2026
  • “Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet 16 June, 2026
  • EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona 16 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

blerta dragusha rektore 2026

U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë…

ShkodraWeb 17 June, 2026
spitali puke

EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës…

ShkodraWeb 17 June, 2026
gjergj lala 2026

Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali…

ShkodraWeb 17 June, 2026
koceku avokat bajraj 2026

“T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,,

ShkodraWeb 17 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.