Shkelqen Erkand Qerimaj, jo vetëm kampion kombëtar por edhe më i miri i kampionatit…

Peshengritesi shkodran Erkand Qerimaj ka treguar nje forme shume te mire sportive ne garat e kampionatit kombetar te zhvilluar pasditen e djeshme ne kryeqytet. Ai ka konkurruar ne peshen 81 kilograme ku jo vetem eshte shpallur kampion por ka arritur edhe rezultate te larta duke u shpallur njekohesisht edhe sportisti me i mire i gjithe kampionatit.

Qerimaj ka realizuar te gjitha provat duke e mbyllur garen me 157 kg ne shkeputje dhe 187 kg ne shtytje. Me 344 kg ne dygaresh ai nuk ka paur rivale ne peshen e tij duke u shpallur kampion kombetar per vitin 2019.

Vemendja e Erkandit sigurisht qe nuk ka qene tek titulli kampion por tek paraqitja e nje forme te mire ne prag te pjesmarrjes ne Kampionatin Boteror qe do te zhvillohet ne Tajlande qe njekohesisht eshte edhe aktivitet kualifikues per ne Lojerat Olimpike.