NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

“Shkel Kushtetutën dhe funksionimin e SPAK”, Presidenti Meta i kthen mazhorancës Paketën ”Anti- KÇK”

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer mbrapsht Kuvendit Aktin Normativ për Paketën Anti- KÇK duke konstatuar se shkel Kushtetutën dhe parashikimet për funksionimin e SPAK dhe GJKKO.

Presidenti Ilir Meta ka publikuar arsyet për të cilat ai nuk e dekretoi aktin normativ të qeverisë për OFL – Operacionin Forca e Ligjit. Kreu i shtetit në arsyetim, rendit një sërë shkeljesh që sheh tek miratimi i këtij akti normativ dhe thekson se lufta kundër krimit të organizuar duhet të jetë “detyrim i përhershëm i qeverisë, ndërsa mekanizmat për gjurmimin dhe pengimin e përdorimit të burimeve të ardhura nga kr imi, janë përcaktuar në legjislacionin në fuqi që duhet të zbatohet nga organet e ngarkuara me ligj”.


Shkeljet që rendit Presidenti:

Tejkalon kompetencat kushtetuese të Këshillit të Ministrave;

Shkel parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve;

Shkel njëherazi disa të drejta dhe liri themelore të njeriut, si e drejta e pronës private, e drejta për një proces të rregullt gjyqësor, apo prezumimi i pafajësisë;

Shkel hierarkinë e akteve të përcaktuar në nenin 116 të Kushtetutës;

Bie ndesh me parime të rëndësishme që qëndrojnë në themelet e shtetit të së drejtës të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese;

Shkel parashikimet kushtetuese mbi funksionimin e pavarur të Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Kr imit të Organizuar;

Bie ndesh me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale.

DEKRET

PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 18/2020 “PËR MIRATIMIN E AKTIT NORMATIV, ME FUQINË E LIGJIT, NR. 1, DATË 31.1.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, ‘PËR MASAT PARANDALUESE NË KUADËR TË FORCIMIT TË LUFTËS KUNDËR TER RORIZMIT, KR IMIT TË ORGANIZUAR, KR IMEVE TË RËNDA DHE KONSOLIDIMIT TË RENDIT E SIGURISË PUBLIKE”’

Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

Dekretoj

Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 18/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 1, datë 31.1.2020, të Këshillit të Ministrave, ‘Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër ter rorizmit, kr imit të organizuar, kr imeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”’, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Nr. Dekretit 11456

Tiranë, më 26.03.2020

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!