Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. U arrestuan në flagrancë shtetasi:
• K. V., 23 vjeç, banues në Tiranë,
G. L., 26 vjeç, babues në Krujë,
A. L., 23 vjeç, banues në Krujë.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi M.K., 32 vjeç, banues në Krujë.
Më datë 10.03.2018, në rrugën ” Skëndërbeu” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet tip “Audi” dhe ”Golf 4″ që keta shtetas lëviznin iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 155 kg bimë narkotike e dyshuar e llojit ” Cannabis Sattiva”.
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
• 13100 lekë, 2 automjete dhe 4 telefona celular. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime te metejshme hetimore per veprat penale te “Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike ne bashkepunim”.