
Kryeprokurorja Arta Marku ka larguar nga detyra kryeprokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatajn. Burimet thanë se në vend të Hajdarmatajt është komanduar prokurorja Donika Prela.
Ne nje njoftim per mediat, kryeprokurorja e Pergjithshme sqaron se zevendesimin e Hajdarmatajt me Prelen eshte bere se “kemi besim se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të cështjeve me përparësi të lartë”.
Hajdarmataj ishte prokurori qe kishte në dorë hetimin e dosjes “Habilaj-Tahiri”. Shkarkimi i tij erdhi vetëm një ditë pasi mori në pyetje ish-shoferin e ministrit Gentian Ceka.
hajdarmataj1Por ajo qe mund te thuhet tani eshte se mes Arta Markut dhe Besim Hajdarmatajt duket se kishte nisur një luftë e ftohtë.
Pak muaj më parë, Hajdarmatajt i ishte hequr makina me targa AA 237 HT që përdorte nga dita e pare qe kishte marre drejtimin e këtij organi te akuzes.
Makina e tij ishte marrë pasi rezultonte të ishte pronë e organit qendror të akuzës, por edhe sot arsyet mbetën te paqarta.
Kjo lëvizje u pa nga shume analiste si pikënisja e një lufte të ftohtë mes kreut të Krimeve të Rënda dhe Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.
Kujtojmë që në një reagim për mediat Besim Hajdarmatajn u shpreh se Nezar Seiti nuk duhej të ekstradohej.
Burimet pranë grupit hetimor, thonë se ish- shoferi i Tahirit, Çeka, qëndroi rreth 3 orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ai është pyetur për lëvizjet e tij jashtë shtetit me mjetin e Orest Sotës. Sipas dosjes hetimore, Çeka ka dy dalje dhe një hyrje me makinën me targë AA718OS, që është në pronësi të Orest Sotës dhe dy dalje dhe një hyrje në Shqipëri nga Murriqani, me makinën me targë AA101DJ, që është në pronë- si të shoqërisë “Ikona”, me pronar Lefter Sota.
Gjithashtu, Çeka është pyetur edhe për pasaportat e Tahirit, që u gjetën në mjetin e Orest Sotës. Më herët, biznesmeni ka pretenduar se patentat janë lënë në makinën e tij nga shoferi Çeka, me të cilin ka njohje shoqërore. Për këtë, ai ka paraqitur edhe komunikimet në telefon mes tij dhe familjarëve, që tregojnë, sipas tij, se pasaportat janë lënë nga shoferi i Tahirit. Megjithatë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se paratë e gjetura në mjetin e Sotës lidhen me aktivitete kriminale të ish-ministrit Tahiri dhe gjetja e pasaportave në të njëjtin automjet përforcon bindjen e prokurorëve. Gjithashtu, sipas sistemit TIMS, ka edhe disa lëvizje të Tahirit me mjetin e Sotës.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!