Gjykata e Apelit të Posaçëm ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit për anëtarin e KPA-s së vetting-ut, Luan Daci, i cili u pezullua nga detyra për falsifikim dokumentesh.
Ka qenë vetë Daci ai i cili ankimoi vendimin e SPAK, ndërsa Apeli e riktheu sot në detyrë. Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin nga detyra të Luan Dacit, më 24 maj, duke konfirmuar vendimin e datës 20 maj, të SPAK-ut.
Daci ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës në vitet 1994-1997, kur sipas SPAK u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë së kohës për “shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë”.