
Ndonëse ishte një miqësore e konsideruar edhe si ‘vëllazërore’ Shqipëria u turpërua dje kundër Kosovës, pasi humbi me rezultatin e thellë 0-3.
Madje në fushë kishte vend edhe për spektakël, me Edon Zhegrovën i cili bëri një verpim ‘alla-Neymar’, duke mbajtur topin mbi qafë. Manovra e 19-vjeçarit ka bërë sensacion edhe në Serbi, aty ku gazeta ‘Kurir’ e ka raportuar me titullin: “Shikoni se si një lojtar i Kosovës turpëron Shqipërinë”.
Vetë futbollisti shqiptar me origjinë nga Kosova kërkoi falje pas ndeshjes, duke deklaruar se ai veprim nuk ishte për të nënçmuar Shqipërinë, por për të dhuruar spektakël./balkanweb/