Ka shkuar në 19 numri i të lënduarve nga protesta e dhunshme e opozitës para Kryeministrisë. Në një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në spitale janë dërguar 19 persona, mes tyre 9 policë, 2 gazetarë dhe 8 protestues. Fatmirësisht mësohet se personat e lënduar janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe menjëherë pas marrjes së mjekimit të nevojshëm kanë lënë spitalin.
‘Nëntë punonjës të forcave të rendit, dy përfaqësues të medias dhe tetë protestues kanë marrë në kohë ndihmën mjekësore, fillimisht nga ekipet e terrenit të urgjencës kombëtare mjekësore dhe më pas janë dërguar për mjekim të mëtejshëm në 3 spitalet universitare të Tiranës.
Pasi kanë marrë trajtimin e duhur, aktualisht 19 personat e lënduar gjatë protestës së sotme, kanë lënë spitalin dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore’, thuahet në njoftimin e Ministrisë.