Skip to content
10 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

SHIFRAT/ Në pesë vitet e fundit barra fiskale në Shqipëri u rrit me 25%…

ShkodraWeb 14 April, 2019
barra fiskale

Barra fiskale në Shqipëri përgjatë viteve 2014 – 2018 rezulton të jetë rritur 25%, sipas një studimi të bërë nga studio e specializuar ALTAX. Rritja më e madhe është ndikuar nga politika fiskale e taksimit progresiv, reforma e decentralizimit fiskal, si dhe nga zgjerimi bazës kontributive të TVSH, që ka rritur kontributin e saj e shoqëruar edhe me një rritje 50% të vlerës së rimbursimit të TVSH.

Ndryshimin më të madh në 5 vite e kanë sjellë taksat vendore (rritje 76%), pasuar nga kontributet e sigurimeve shëndetësore (rritje 50%) dhe ato shoqërore (rritje 29%). Ndërkohë, të ardhurat nga tatimet dhe doganat kanë nje rritje që shkon njësoj me rritjen ekonomike dhe inflacionin.

Rajoni

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sipas studimit, barra fiskale përgjatë viteve 2014 deri në 2017 ka patur një evolucion në rritje, përveç Malit të Zi, ku ka patur një tendencë në ulje. Rritjen më të madhe të barrës fiskale e sgënon Kosova me 2.3% rritje ndaj PBB-së. Ndërsa Mali i Zi ka një ulje të barrës fiskale me 2.6% të PBB-së.

Barra mesatare e Ballkanit Perëndimor për 5 vitet së bashku është në nivelin 32% të PBB-së. Në vitet 2014-2016 barra fiskale ka qenë midis niveleve 31.3% deri në nivelin 31.7% të PBB-së. Në ecurinë e barrës fiskale tre shtete kanë ruajtur një nivel të barrës fiskale nën mesataren 5 vjeçare (32%). Ndërsa, katër shtete të tjera kanë mbajtur një nivel barre mbi këtë mesatare.

Kosova ka rritje të peshës së tatimeve direkte në 2016, por një rënie të tyre në 2017. Ndërkohë, tatimet indirekte mbas rritjes së vitit 2016, për arsye të rritjes së shkallës së TVSH-së mbajnë peshën kryesore në barrën fiskale. Shqipëria ka një rritje të barrës së tatimeve direkte, si dhe të tatimeve indirekte dhe kontributeve e taksave të tjera. Maqedonia e Veriut ka rritje të barrës së tatimeve direkte, si dhe tatimeve indirekte. Por, kontributet e sigurimeve dhe taksat e tjera janë pa ndryshuar për dy vitet e fundit. Serbia ka rritje vitin e fundit të barrës së tatimeve direkte, si dhe tatimeve indirekte dhe kontributeve. Bosnjë-Hercegovina ka rritje të vogël të barrës së tatimeve direkte. Barra kryesore mbahet nga tatimet indirekte dhe kontributet dhe taksat e tjera. Kroacia, i vetmi shtet anëtar i BE-së ka një barrë të tatimeve direkte, të ulët dhe që nuk ka ndryshuar, por ka një rritje të barrës së tatimeve indirekte dhe kontributeve të sigurimeve dhe taksave të tjera. Mali i Zi ka një rritje të barrës së tatimeve direkte edhe pse aplikon prej vitesh shkallë tatimore të ulët. Barra e tatimeve indirekte është rritur, pas uljes në vitet 2015 – 2016. Kontributet dhe taksat e tjera kanë një rritje të barrës së tyre.

Shqipëria rezulton me barrën fiskale më të ulët në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Serbia, Bosnjë- Hercegovina, Mali i Zi dhe Kroacia kanë pagesa fiskale në buxhet në nivele mbi 10 pikë përqind se tre vendet e tjera të BP-së.

Politikat fiskale

Të ardhurat fiskale të arkëtuara nga shtetet që aplikojnë taksimin progresiv (Shqipëria dhe Kroacia) të krahasuara me shtetet që zbatojnë taksimin e sheshtë (Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Bosnjë-Hercegovina) shikohet se ka një barrë më të lartë me 2% të PBB-së.

Shtetet që zbatojnë taksimin progresiv kanë barrë të kontributeve mesatarisht për 5-vjetëshin 2014-2018 më të lartë se shtetet që zbatojnë taksimin e sheshtë me 4% më shumë. Pra, midis dy modeleve ka një boshllëk tatimi me nivelin 4%.

Norma standarte mesatare e TVSH-së në vitin 2018 për Ballkanin është nga 17% në Bosnjë- Hercegovinë, 18% në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, 20% në Serbi dhe Shqipëri, 21% në Malin e Zi dhe 25% në Kroaci. Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina zbatojnë normë standarte të TVSH nën mesataren e rajonit (19.9%). Të gjithë vendet e tjera të Ballkanit, përveç Bosnjë-Hercegovinës aplikojnë edhe norma të reduktura të TVSH, kryesisht për konsumin jetik, shëndetësi, furnizimin e popullatës me energji, transport urban, si dhe për edukimin, librat, revistat dhe veprimtari kulturore, sportive.

Të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor zbatojnë një normë të sheshtë të tatimit mbi fitimin, përveç Shqipërisë. Norma mesatare e Ballkanit për tatimin mbi fitimin (korporativ) në vitin 2017 ka patur një ulje me 4% në Kroaci. Norma tatimore mesatare e Ballkanit Perëndimor për tatimin mbi të ardhurat individuale/paga është 16.9%. Kroaci (36%), Shqipëri (23%) dhe Serbi (20%) zbatojnë norma mbi këtë mesatare; Kosovë (10%), Bosnjë-Hercegovinë (10%), Maqedoni e Veriut (10%), Mali i Zi (9%) zbatojnë norma nën këtë mesatare.

Tatimin progresiv për pagat (të ardhurat nga puna) e zbatojnë Kroacia (dy shkallë tatimore), Shqipëria (dy nivele tatimore), Serbia (dy nivele tatimore).

Ndërkohë, për të ardhurat individuale, që taksohen në burim, secili shtet zbaton politika progresivi të shkallëzuara sipas segmenteve të të ardhurave personale.

Normat tatimore për tatimet në burim janë:

– poshtë mesatares së Ballkanit i mbajnë 5 vende; Mali i Zi (taksë e sheshtë 9% për tatimet në burim), Kosova (taksë e sheshtë 10%, kurse dividenti nuk taksohet), Maqedonia e Veriut (taksë e sheshtë 10% për gjithë të ardhurat personale), Bosnjë- Hercegovina (taksë e sheshtë 10%, ku vetëm dividenti tatohet me 5%);

– mbi mesataren e Ballkanit i mbajnë 5 vende; Shqipëria9 (taksë e sheshtë 15% për tatimet në burim), Serbia (taksë progresive 20% për tatimet në burim), Kroacia (taksë e sheshtë 15% për tatimin mbi interesat bankare dhe për tatimin mbi pasurinë dhe 12% për tatimin mbi dividentin).

Investimet e huaja

Niveli i Investimeve të Huaja Direkte (IHD) Neto në Ballkan në 2017 është mesatarisht sa 4.61% e PBB-së së rajonit. Nivelin më të lartë të fluksit sipas PBB-së vendore e mban Mali i Zi me nivelin 12.3%. Shqipëria ka një hyrje të IHD neto në 2017 sa 9.4 % e PBB-së, ndër më të lartat në Ballkan dhe vjen menjëherë pas Malit të Zi. Vendin e tretë për tërheqje të investimeve të huaja në përqindje të PBB-së e mban Serbia. Shqipëria edhe për vitin 2017, por edhe 2018 vijon me nivel të lartë të investimeve të huaja direkte duke arritur shumat e 908 milionë euro dhe mbi 1 miliard euro. Ndërkohë, Bosnja, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë tërhequr vlera neto investimesh të huaja poshtë shumës 500 milionë euro. Vlera gjithsej e IHD-ve neto për Ballkanin në 2017 llogaritet të jetë në shumën 15.5 miliardë Euro.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: STATISTIKA/ Cilat janë bashkitë dhe qarqet me barrën më të rëndë të taksave, Shkodra ndër bashkitë ku paguhet më pak…
Artikull pasardhës: “Duan të gllabërojnë pronat…”, reagon rektori i pezulluar nga ministrja Shahini: Vendimi i urdhëruar, dihet nga kush…

TË FUNDIT

ilirjan celibashi kqz

KQZ shpërndan 3.6 milionë euro fonde vjetore për partitë politike, PS dhe PD marrin pjesën kryesore

ShkodraWeb 30 January, 2026 0
vlera paga reale vite 2026

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave zbeh vlerën e të ardhurave, paga reale mesatare sot vlen 140 euro më pak se në 2020-ën!

ShkodraWeb 5 January, 2026 0
tryeza viti ri

Nga gjeli i detit te vera, sa shtrenjtë kushton tryeza e Vitit të Ri për shqiptarët, shtëpi apo restorant më mirë?

ShkodraWeb 31 December, 2025 0

TË FUNDIT

  • Presidentja Vjosa Osmani merr vendimin, thërret mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës… 10 February, 2026
  • Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Shqipëria shënon përkeqësim në rendijtjen globale… 10 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 shkurt 2026… 10 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 shkurt 2026… 10 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 shkurt 2026… 10 February, 2026
  • 45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë… 9 February, 2026
  • “Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun… 9 February, 2026
  • Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës… 9 February, 2026
  • VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat… 9 February, 2026
  • NGA BESMIRA LEKAJ – Lezha është kthyer efektivisht në një makth të gjallë për të jetuar…! 9 February, 2026
  • FOTO – “Realitet i papranueshëm që nuk do të tolerohet më”, dëmtimi i investimeve publike, Benet Beci jep ultimatumin 9 February, 2026
  • “Grupi i PS do ta zgjidhë përmes ndërhyrjes në legjislacion”, çeshtja “Balluku”, paralajmëron kryeministri Rama 9 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

vjosa osmani 2023

Presidentja Vjosa Osmani merr vendimin, thërret mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
korrupsion 2026

Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Shqipëria shënon përkeqësim në rendijtjen globale…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 shkurt 2026…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
HOROSKOPI

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 shkurt 2026…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.