
4451 demokratë të qarkut të Shkodrës morën pjesë në votimin për primaret e Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës. Shifra është zyrtare nga selia blu e Shkodrës. Sipas bashkive, numri i votuesve është si më poshtë:
Shkodër: 1785
Malësia e Madhe: 791
Vau Dejës: 701
Pukë: 586
Fushë Arrëz: 588
Ndërkohë, pritet mbërritje e të gjitha kutive të votimit nga 4 bashkitë e tjera në selinë e PD- së Shjkodër, ku do të nisë edhe numërimi i votave. Sipas përllogaritjeve, në bazë të pjesëmarrjes së antarëve në votim, i kualifikuar për më tej konsiderohet çdo kandidat që ka marrë 135 vota.