
Si në të gjithë vendin, të dielën e 11 maj 2025, votohet edhe në qarkun e Shkodrës për të zgjedhur 11 deputetët që do ta përfaqësojnë me 4 vite në Kuvend. Në qarkun Shkodër kanë të drejtë vote 261.579 qytetarë, të shpërndarë në 405 qendra votimi, të administruara nga 8 Komisione të Administrimit Zonal Zgjedhor (KZAZ). Konkretisht:
ZAZ nr. 1 – Malësi e Madhe (Palestra e shkollës “Abdyl Bajraktari”, Koplik)
72 qendra votimi
42.048 votues
ZAZ nr. 2 – Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër (më e madhja në Qark)
106 qendra votimi
70.959 votues
ZAZ nr. 3 – Palestra e shkollës “Shejnaze Juka”, Shkodër
47 qendra votimi
31,794 votues
ZAZ nr. 4 – Palestra e shkollës “Ismail Qemali”, Shkodër
46 qendra votimi
30,000 votues
ZAZ nr. 5 – Palestra e shkollës “Xheladin Fishta”, Shkodër
47 qendra votimi
30,000 votues
ZAZ nr. 6 – Palestra e shkollës “Ndre Mjeda”, Bushat, Vau Dejës
53 qendra votimi
38,184 votues
ZAZ nr. 7 – Pallati i Sportit, Pukë
18 qendra votimi
10,711 votues
ZAZ nr. 8 – Palestra e shkollës “Pjetër Arbnori”, Fushë Arrëz
16 qendra votimi
7,841 votues
Diaspora, për herë të parë e përfshirë në votim, ka 17.480 qytetarë të regjistruar në rang qarku të Shkodrës. Krahasimisht, në vitin 2021, numri i zgjedhësve në qark ishte 272,078, prej të cilëve votuan rreth 113,000.