
Mbi 168 mijë emigrantë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisionit Qendror i Zgjedhjeve janë miratuar rreth 133 mijë aplikime, ndërsa u është refuzuar kërkesa mbi 33 mijë emigrantëve për shkak të gabimeve në aplikim apo mungesës së dokumentacionit.
Më së shumti janë refuzuar aplikimet nga Italia, ndjekur nga Greqia dhe Gjermania, për shkak të adresave të paqarta ose të gabuara, ndërsa numri më i lartë i kërkesave për regjistrim vjen nga emigrantët e qarkut të Tiranës dhe të Fierit, ndërsa Shkodra është vetëm e 8- ta, me rreth 6.5% të totalit të kërkesave.
Votues në qarkun Shkodër nga jashtë, janë regjistruar mbi 13 mijë, ndërsa janë miratuar deri tani vetëm 8554.