ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

SHIFRAT E FRIKSHME/ Shqipëria e pesta në Europë për numrin e vr.asjeve për 100 mijë banorë, 138 persona humbën jetën në dy vjet…

Të pestët në Europë! Kjo është statistika fatkeqe e Shqipërisë lidhur me renditjen për normën e vr.asjeve për 100 mijë banorë. Nga ajo që raporton “Monitor”, ky fenomen në Shqipëri mbetet në nivele të larta. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dhe të përpunuara, për dy vitet e fundit, norma e vr.asjeve për 100 mijë banorë ishte 1.8, ndër më të lartat krahasuar edhe me vendet e Bashkimit Europian.

68 persona humbën jetën në vend në 2018-n dhe po aq ishin në 2017-n. Thuajse çdo të pestën ditë në Shqipëri gjatë 2018-s është konsumuar vepra penale e vr.asjes Numri i vr.asjeve me dashje shënoi rënie në raport me vitin 2016, ku si pasojë e kësaj vepre penale numri i vr.asjeve arriti në 99, ku thuajse në çdo katër ditë një shqiptar humbi jetën.

Po si krahasohemi me vendet e Bashkimit Europian?

Krahasuar me vendet anëtare të BE-së, Shqipëria renditet krahas vendeve me normë të lartë. Rekordin në bashkimin europian e mbajnë vendet baltike. Në Letoni, norma e vr.asjeve për 100 mijë banorë ishte 5.6, ndjekur nga Lituania me 4 vr.asje për 100 mijë banorë dhe Estonia me 2.2 vr.asje për 100 mijë banorë.

Edhe shteti ishullor i Maltës, kishte një normë të lartë të vr.asjeve (shiko grafikun më poshtë). Referuar përllogaritjeve të Eurostat, numri i vr.asjeve atje për 100 mijë banorë ishte 2. Fill pas Shqipërisë renditet Belgjika, me 1.7 vr.asje për 100 mijë banorë.

Në vendet fqinje, Si Greqia dhe Italia, Eurostat përllogarit një normë vr.asjesh me përkatësisht 0.7 dhe 0.6 vr.asje për 100 mijë banorë. Nga ana tjetër norma më e ulët e vr.asjeve për 100 mijë banorë është përllogaritur në Luksemburg me 0.3 vr.asje, ndjekur nga Norvegjia dhe Zvicra me 0.5 vr.asje për 100 mijë banorë.

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.