Shifra të çmendura, belgët shpërblime të majme në rast fitimi të Botërorit

Një lajm i bujshëm vjen nga Belgjika. Është Federata e Futbollit, e cila ka vendosur një shpërblim të majmë të futbollistët në rast se fitojnë Kupën e Botës.

Plot 515 mijë dollarë do të shpërndahen për çdo lojtar, nëse në 15 korrik, ngrenë trofeun në Rusi. Belgët nuk duket ta diskutojnë shumë kalimin e grupit, pasi ndeshen me Panamanë dhe Tunizinë, dhe në fund, ndoshta për të diskutuar vendin e parë, ndaj Anglisë.