Shifër rekord infektimesh në vend nga Covid- 19, ja sa persona humbën betejën në 24 orët e fundit…

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Shqipëri, 11 persona. MSH shprehet se në 24 orëshin e fundit janë kryer gjithsej 2 253 teste, ndërsa 835 njerëz kanë dalë pozitivë.


Sipas MSH, 329 persona janë shëruar nga virusi në 24 orët e fundit, kurs të shtruar në spitale janë 482 individë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve që të shmangin kontaktet jashtë rrethit familjar dhe çdo lloj grumbullimi, për të kufizuar përhapjen e COVID19. Respektoni rregullat, duke vendosur maskën në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.

Ju informojmë për situatën e covid19 në 24 orët e fundit në vend.


Janë kryer 2.253 testime, prej të cilave 133 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

ShkodraWeb Channel

306 raste në Tiranë, 59 në Vlorë, 52 në Lushnje, 50 në Shkodër, 45 në Berat, 37 në Korçë, 29 në Durrës, 27 në Sarandë, 23 në Pogradec, 22 në Fier, 20 në Gjirokastër, 18 në Librazhd, nga 14 raste në Kavajë, Peqin, nga 13 raste në Krujë, Përmet, Gramsh, nga 10 raste në Kukës, Dibër, nga 9 raste në Skrapar, Pukë, nga 7 raste në Elbasan, Kuçovë, 6 në Tepelenë, 5 në Kolonjë, nga 4 raste në Has, Malësi e Madhe, 3 në Mallakastër, nga 2 raste në Mat, Delvinë, nga 1 rast në Devoll, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 329 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.481 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 482 pacientë, 29 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra të moshave nga 59 vjeç në 79 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (29 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 835

Të shëruar ne 24 orë 329

Të shtruar në spitale 482

Humbje jete në 24 orë 11

Testime ditore 2.253

Testime totale 188.496

Raste pozitive 37.625

Raste të shëruara 18.481

Raste Aktive 18.346

Humbje jete 798

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 9371

Fier 1378

Durrës 1333

Korçë 1010

Vlorë 952

Shkodër 904

Elbasan 870

Lezhë 722

Berat 621

Gjirokaster 572

Kukës 408

Dibër 205

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel