Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Mag & Vip
  • Personazh

Sherri për “Instagram”-in Luiz Ejllit, përplasja mes familjes dhe BBV që solli mbylljen e rrjetit social me mijëra ndjekës

ShkodraWeb 15 April, 2023
luiz instagram mbyll 2023

Që prej hyrjes në “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli është një ndër emrat më të komentuar në publik. Dashuria dhe simpatia e madhe që publiku ka për këngëtarin u reflektua dhe në rrjetet sociale ku “Instagram”-i i tij në shumë pak kohë arriti të mbledhë mbi 600 mijë ndjekës.

Mirëpo, profili i tij duket se shkaktoi përplasje mes familjarëve të Luizit dhe produksionit të “BBVIP”. Ata i kërkuan të drejtën e menaxhimit të “Instagram”-it të tij, por familjarët e këngëtarit nuk pranuan dhe profili u kthye në emrin e motrës së Luzit, duke fshirë kështu çdo postim të tij.

Por tashmë profili i tij është zhdukur dhe nuk figuron më me asnjë emër. Nuk dihet ende se cila është arsyeja që motra e këngëtarit mori një vendim të tillë. Kujtojmë se kunati i Luizit njoftoi asokohe se produksioni ka tentuar të marrë “Instagram”-in e Luizit me pretendimin se ka të drejtat për emrin dhe llogarinë e tij. Tahiri u shpreh se nuk i është vënë në dispozicion asnjë dokument që e fakton këtë gjë.

“Duke iu përgjigjur interesimit të madh nga ana juaj, ju informoj se nga faqja zyrtare që menaxhohej nga shoqja dhe motra e tij janë bllokuar informacionet e tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë e ‘Big Brother’, pasi në një komunikim me produksionin e këtij show na është njoftuar që të drejtat në lidhje me emrin dhe administrim i kanë kaluar ‘Top Channel’. Në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo, mua nuk më është komunikuar ndonjë dokument. Megjithatë, në gjithë këtë histori e rëndësishme është që ne të mbështesim Luizin dhe të shijojmë lojën e tij. Pastaj kur të përfundojë loja do të sqarohen roli dhe qëllimi i secilës palë”, shprehet ai.

Pra, duket qartë se marrja e llogarisë nga ana e familjarëve është bërë për të mbrojtur atë nga persona të tretë. Familjarët kanë bërë të qartë që në përfundim të “Big Brother”, llogaria do t’i kalojë vetë Luizit. Megjithatë, lufta për “Instagram”-in e Luizit ka nisur prej javësh. Ka qenë pikërisht ish-fituesi i “Big Brother”, Anaid Kaloti, që ka zbuluar sesi kishte nisur përplasja mes produksionit dhe familjes së këngëtarit për t’i marrë këtë adresë.

Në një video live në “Tiktok”, Anaidi u shpreh se “Instagram”-i i Luizit është dashur të merret prej kohësh nga “Top Channel”, e pas hapjes së “GoFundMe” pa lejen e Luizit, produksionit i lind e drejta që të thotë se imazhi i tij po keqpërdoret jashtë. Ndaj, motra e Luizit bëri ndryshimin e papritur duke i vënë emrin e saj “Instagram”-it për të mos përfunduar në duart e produksionit.

Anaidi gjithashtu publikoi një bisedë private në “WhatsApp” dhe supozohet të ketë komunikuar me mikeshën e Luizit që prej kohësh ka menaxhuar “Instagram”-in, Genën, ku ajo tregon se ka qenë nën kërcënimin e TCH dhe Meridian Ramçaj. Në këtë postim, Anaidi ka hedhur akuza mbi Meridianin se bashkëpunon me produksionin dhe madje se i ka prishur Luizit kontratën qindra mijëra euroshe me një kompani.

Nuk vonoi shumë dhe Meridiani erdhi me një reagim publik, ku i hodhi poshtë të gjitha fjalët e Anaidit.

“Sa qesharake që jeni, u rrit damari i nervit kur ju prisha interesin me mospranimin tim për të marrë pjesë në një live që nuk përputhet me atë që unë besoj, t’ju pyes kush është realisht kjo vajzë??? Pse nuk e ka insta sot??? Pse insta është ndryshuar emri, arsyen duam ta dimë. Çfarë tregon ky sms, përveç një bisede idiote midis dy shfrytëzuesish tani që ai është dikush se kur e goditën të gjithë u zhdukët.

Meqë jeni miqtë e vërtetë JU TE LUIZIT, pse nuk i shkuat ju, por Jon Ndoja dhe Mario Deda që i luftoni po njëlloj?? I di Luizi këto? Apo përfitoni që është brenda. Nuk e dija që qenkam kaq i fuqishëm sa të prish një kontratë kaq të madhe që nuk ka ekzistuar kurrë në një letër. Unë më i fortë se një televizion?? Latë nam, merrni pak famë dhe ju. Servila për aq kohë sa ju plotësoheshin interesat dhe hienat kur ju godet me të vërteta!”, ka shkruar Meridiani.

Megjithatë, fakti që faqja është mbyllur tregon se konflikti për këtë adresë ka vijuar, duke sjellë edhe mbylljen e llogarisë së Instagram. Në statusin e tij, kunati i Luizit e tregonte hapur pakënaqësinë ndaj produksionit, por duket se tashmë debatet mes tyre kanë vijuar çfarë ka sjellë edhe pezullimin e kësaj adrese.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VIDEO – “Zëri juaj i një rëndësie të veçantë për detajimin e programit tim”, Benet Beci takim me shoqërinë civile
Artikull pas: NGA ABEL BRAHUSHA – Dritëhijet e qytetit tem…

TË FUNDIT

hani hotit naten
  • Aktualitet

AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë

ShkodraWeb 10 November, 2025
angoni duda 2025
  • Aktualitet

“Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj

ShkodraWeb 10 November, 2025
xhamia tabela 2025
  • Aktualitet

“Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës…

ShkodraWeb 10 November, 2025

TË FUNDIT

  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
  • EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra… 9 November, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet trupi i pajetë i një 65- vjeçari, policia jep informacionet e para… 9 November, 2025
  • ZGJEDHJET E PJESSHME – Mbi 334 mijë shqiptarë votojnë për 5 bashki, 13 kandidatë në garë… 9 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

hani hotit naten
  • Aktualitet

AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë

ShkodraWeb 10 November, 2025
angoni duda 2025
  • Aktualitet

“Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj

ShkodraWeb 10 November, 2025
xhamia tabela 2025
  • Aktualitet

“Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës…

ShkodraWeb 10 November, 2025
shtypi dites 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 10 nëntor 2025…

ShkodraWeb 10 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.