Gjykata e Lezhës ka lënë në “Arrest shtëpie”, Age Gjacin, e cila u arrestua dy ditë parë nga Policia, pasi u përfshi në një konflikt me kunatën e saj në fshatin Markatomaj. Në seancën gjyqësore të zhvilluar këtë të enjte, 45-vjeçarja mësohet të ketë thënë se nuk ka ushtruar dhunë ndaj kunatës, por ka tentuar t’i heqë telefonin me të cilin po e filmonte.
Më tej ajo vijon se në ato momente janë përplasur fizikisht me njëra-tjetrën, ku janë përfshirë edhe familjarë të tjerë. Pavarësisht pretendimeve të saj, duke iu referuar materialit të paraqitur nga policia, prokurori Françesk Ganaj kërkoi që 45-vjeçarja Age Gjaci të qëndroj në burg.
Por pasi dëgjoj palët, gjykata vendosi një mase më të butë ndaj saj, kjo referuar dhe faktit se dhe vetë e akuzuara e persona të tjerë kane pësuar dëmtime gjatë përplasjes fizike.
Sherri mes tyre ndodhi tre ditë më parë ku Dava Ndoj, 33-vjeçe dhe Age Gjaci 45-vjeçe përfunduan në spital pasi u konfliktuan me njëra tjetrën. Babai i 33-vjeçares deklaroi për mediat tha se vajza e saj është me urdhër mbrojtje nga gjykata pasi është në një process gjyqësor me bashkëshortin.
Ndërkohë ditën e djeshme, 33-vjeçarja në një prononcim për mediat tha se ishte dhunuar nga 6 të afërm të bashkëshortit të saj. Ajo nuk dha sqarime se pse filloi sherri por shpjegoi se ishte dhunuar dhe kafshuar nga kunata me fëmijët dhe prindërit e bashkëshortit.