Një sherr mes dy shoferëve dhe pasagjerëve e dy veturave u përshkallëzuar deri në nxjerrjen e thikave në Itali, ku protagonistë kanë qenë shqiptarët.
Ngjarja ka ndodhur në autostradës Gorduno të shtetit fqinj ku shoferi i një prej dy automjeteve , një 32 vjeçar nga Kosova me vendbanim në Lugano, ka sulmuar dy burra të tjerë me thikë me origjinë nga Shqipëria, përkatësisht një 34 vjeçar që ngiste automjetin tjetër me targa italiane dhe një 41 vjeçar gjithashtu me kombësi shqiptare, të dy banues në Zvicër
Dy të sulmuarit kanë pësuar lëndime serioze, por jeta e tyre nuk është në rrezik. Në përleshje është përfshirë edhe një 20 vjeçar dhe një 47 vjeçar nga Kosova që banonte në Gjermani, të dy pasagjer në automjetin e agresorit. Në pranga ka rënë autori i sulmit ndërkohë që mediat italiane nuk kanë bërë ende të ditur shkakun e sherrit.