Sherr në një lokal në Itali, vihet në pranga shqiptari dhe 3 persona të tjerë…

Karrige e tavolina të thyera, një vend i shkatërruar dhe katër persona të prangosur. Ky është bilanci i të dielës mbrëma në një lokal nate në Corso di Porta Ticinez, që u kthye në një arenë boksi mes një shqiptari, dy italianëve dhe një moldavi.


Sipas mediave në Itali i gjithë sherri mes tyre nisi për një debat mes tyre. Shqiptari i moshës 24-vjeç mësohet se ishte së bashku me moldavin ndërsa dy italianët 24 dhe 26-vjeç ishin bashkë në sherrin që bënë.

Përplasja shpërtheu në mesnatë pasi të rinjtë kishin konsumuar edhe al.k.ool. Ishte pronari i barit i cili njoftoj policinë pasi 4 të rinjtë nisin të thyenin gjithçka u dilte para. Pas ardhjes së policisë gjendja u qetësua disi ndërsa në ndihmë të tyre ka ardhur edhe një ekip mjekësor për të mjekuar dëmtimet që kishin marrë.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania