Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike që ka nisur sot rreth orër 18:00 e po vijon ende me dyer të mbyllura në selinë blu, është shoqëruar me një incident të pakëndshëm këtë të enjte. Jemin Gjana në debat e sipër, është çuar të godasë Valbona Mezinin, teksa diskutohej për analizën e zgjedhjeve, ku Lulzim Basha u rikonfirmua kryetari i partisë. Burimet brenda PD thanë se acarimi nisi fill pasi Sekretarja për organazatat partnere në PD ka akuzuar Jemin Gjanën për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve në parti.
Ky i fundit ka tentuar ta godasë Valbona Mezinin, por është penguar nga deputetët e tjerë që ishin pranë. Mezini njihet si kritike e Bashës dhe është pjesë e firmëtarëve që kanë kërkuar shkarkimin e tij si kryetar i PD. Ndërsa Gjana ka mbajtur një pozicionim krahë Bashës dhe ishte kryetari i komisionit të zgjedhjeve në PD.