Drejtoria Vendore e Policise Tirane njofton: “Më datë 10.11.2017, rreth orës 01:05, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Brigada e 8” ka një konflikt dhe ka të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku nga verifikimet paraprake rezultoi se:
Në rrugën “Brigada e 8”, ka pasur një konflikt mes disa të rinjsh.
Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar shtetasi Erlis Duka, 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili nuk ka dëmtime me armë zjarri, por dyshohet të jetë dëmtuar nga goditje me grushte.
Shtetasi Erlis Duka, është dërguar për ndihmë mjekësore, ku më pas është arrestuar për veprën penale “Moskallëzim Krimi”.