Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit. Një adoleshent ka humbur jetën pasi është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri mes dy adoleshentëve.
Djali është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Sakaq, policia ka mbqrritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar në komisariat autorin. Do të jetë deklarata e tij dhe dëshmia e të pranishmëve në vendngjarje ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.
Njoftimi i policise
Policia kap brenda pak minutash autorin e dyshuar te nje vrasje me thike ne Kukes. Pak minuta me pare në shtetitoren e qytetit te Kukësit janë konfliktuar dy shtetas e në konflikt e sipër shtetasi R.M., 17vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A.M, 16 vjeç, banues në Kukës.
I plagosuri është transportuar në spitalin e Kukësit, ku ka gjetur vdekjen. Falë veprimeve të shpejta, Policia lokale beri te mundur kapjen e autorit të dyshuar. Ai eshte shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime mëtejshme. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar thika e dyshuar si e perdorur nga autori. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.