Prej kohësh po qarkullon në vende të ndryshme të botës si datë e rëndësishme. Edhe në Shqipëri është artikuluar shpesh, por duket se “vulën” ia ka vënë Ambasada Amerikane në Tiranë. Pezullimi i shërbimeve deri me datë 3 prill 2020, është përcaktuar nga selia diplomatike.
Po çfarë pritet të ndodhë apo çfarë “fsheh” kjo datë në lidhje me pandeminë koronavirus?
Gjëja e parë është hulumtimi në internet. Rezulton një datë e zakonshme. Nuk ka ndonjë përcaktim të veçantë. E vetmja lidhje e mundshme mund të bëhet me Pashkët Katolike, por jo e drejtpërdrejtë sepse kjo festë kulmon me 12 mars. Pra, e premtja e 3 prillit nuk është pjesë as e asaj që quhet “java e madhe” sepse është 9 ditë para festës më të rëndësishme të besimtarëve katolikë.
Rasti i parë i konfirmuar i koronavirusit në Shqipëri, zyrtarisht ishte me 9 mars duke ardhur 10 marsi. Po ç’lidhje ka me datën 3 prill 2020? Duke nisur nga dita e sotme, deri në datën “e shënuar”, janë ekzaktësisht tre javë. Sipas specialistëve, shenjat e virusit mund të vonojnë të shfaqen nga 14 deri në 23 ditë. Pak a shumë, duke nisur nga 9 marsi, kjo është periudha e inkubimit të koronavirusit.
A mund të ketë ndonjë “teori konspirative” që fshihet pas datës 3 prill 2020? Askush nuk mund ta thotë me saktësi dhe është e natyrshme. Në kulmin e virusit në Kinë, presidenti amerikan Trump i drejtoi një mesazh inkurajimi homologut të tij, duke i thënë se me ngrohjen e kohës, intensiteti i epidemisë mud të bjerë. 21 marsi është dita zyrtare e nisjes së Pranverës, ndërsa rritja e temperaturës dhe moti i qëndrueshëm është parashikuar për shumë ditë.
Nga rasti i parë i shfaqur në Wuhan të Kinës e deri më sot, çdo herë e më shumë forcohet ideja se koronavirusi nuk është prodhim i pavarur i Nënës Natyrë. Janë ta pakta dyshimet se ai mund të jetë produkt i një laboratori. Jo vetëm kaq. Në kuadrin e “legjendave urbane” në rrjete sociale flitet edhe për “programim” se deri kur do të jetë i “papërballueshëm” nga organizmi i njeriut dhe terapitë e ndryshme, për tu kthyer më pas një një grip mëse të zakonshëm dhe jo merrizkshmërinë e lartë që ka sot.
Në këtë linjë shkon edhe një lajm zyrtar i sapo përhapur nga Reuters, një nga agjencitë me prestixhioze të lajmeve në botë. Duke iu redefuar një zëdhënësi të Ministrisë së Jashtme në Kinë, Zhao Lijian, nënvizohet se “koronavirusin e kanë sjellë në Kinë ushtarët amerikanë”. Por edhe Reuters e agjensi të tjera lajmesh, nuk mund të shkojnë përtej kësaj deklarate ndërsa sipas gjasave, nuk do të vonojë edhe përgjigja nga pala amerikane.
Çfarë pritet të ndodhë me 3 prill 2020? Është pyetje që po ngrihet përherë e më shpesh, në të katër anët e botës. Përgjigjen sigurisht që dikush e di por bota duhet “të mbajë frymën” me shpresën e ndonjë lajmi të mirë. Të jetë vaksinë, shuarje e menjëhershme e koronavirusit apo diçka tjetër…?! /Shënim i ShkodraWeb Media/