
Dita e Shën Valentinit është një traditë e vjetër, e cila e ka origjinën nga një festival romak. Romakët e quanin festivalin “Lupercalia” dhe festohej në mes të shkurtit, zyrtarisht në fillim të pranverës.
Dita e mori këtë emër nga një shenjtor i famshëm, por ka disa histori se cili ishte ai. Janë të shumtë ata që besojnë se ai është një prift nga Roma, në shekullin e tretë pas Krishtit.
Perandori Claudius 2 e kishte ndaluar martesën sepse ai thoshte se burrat e martuar janë ushtarë të këqinj. Valentini mendoi se kjo është e padrejtë, prandaj i theu rregullat dhe u martua në fshehtësi.
Kur perandori e mori vesh, e futi Valentini në burg dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Atje, ai ra në dashuri me vajzën e një të burgosuri dhe ditën që vdiq, në 14 shkurt, i dërgoi asaj një letër ku i shkruante “nga i joti, Valentini”. /BBC/







