Shembja e shtepise se Prek Calit, reagon Basha: Goditje per kryengritjen e Kelmendit

Edhe kreu i PD-se Lulzim Basha eshte prononcuar lidhur me shembjen e shtepise se Prek Calit nga fadroma e IMKT-se ne Kelmend. Ne Facebook, Basha shkruan: “Fadromat ne kullen e Prek Calit goditen sot simbolin e kryengritjes se Kelmendit, revoltes se pare anti komuniste te Europes. Ato mure ne kullen e Caleve u ndertua fale donacioneve te shqiptareve patriote te Amerikes. Qeveria duhej ta legalizonte restaurimin per ate cka Kulla e Prek Calit perfaqeson per Kelmendin, Malesine dhe gjithe Shqiperine.
Por Edi Rama nuk mund ta duroje nderimin e nje prijesi legjendar anti-komunist si Prek Cali. Se kur kthen pinjollet e Byrose dhe xhelatet e diktatures ne krye te vendit, te tremb kujtimi dhe hija e Prek Calit.
Ky i sotmi eshte nje akt urrejtje por edhe dobesie. Kelmendasit, malesoret dhe mbare shqiptaret patriote do tja japin pergjigjen pjelles se keqe.” /ShkodraWeb/