Pas gjithe asaj tollovie qe shkaktoi nderhyrja ne kullen e Preke Calit, qe ndodhet ne Velipoje te Vermoshit, e meriton nje hetim te kujdesshem per te pare se ne te vertete çfare ka ndodhur me kete kulle ! A eshte akoma nen administrimin e Ministrise se Brendshme, pasi dihet se kur eshte sekuestruar e kane shfrytezuar forcat e kufirit. Nese eshte kthyer si prone nga Ministria e Brendshme, kuj i eshte kthyer personalisht ? Kush e ka te drejten e pronesise mbi te, pasi e din e gjithe Malesia e Madhe se njeriu me i afert i Prek Calit eshte nipi i tij, Ndue Dok Dreshaj, qe jeton ne Rapshe te Hotit ? Kush i mori persiper punimet ne fillim te muajit gusht ne kete kulle dhe me ke eshte konsultuar ? Kush e administron kontributin financiar te diaspores per ndertimin e kesaj kulle, dhe si eshte mbledhur ky kontribut ? Kush nga zyrtaret ne Malesi te Madhe, Shkoder dhe Tirane ka pasur dieni se do te nderhyhej per te punuar ne kete kulle ? Me cilet zyrtare te Shqiperise kane biseduar perfaqesuesit e fondacionit “Prek Cali” ne SHBA dhe kush kane qene reagimet e paleve ? Kush e ka bere projektin dhe a eshte konsultuar ky projekt ? E te tjera e te tjera probleme, qe meritojne te ndriçohen, jo per te burgosur njerez por per te nxjerre mesimet e duhura qe te mos perseriten me raste te kesaj natyre ! Problemi themelor me kullat qe i perkasin historise nuk eshte shembja e mureve te reja pasi keto nuk kane ndonje vlere ne krahasim me muret e vjetra, qe vertete jane deshmi e kohes, e rrebesheve qe kane perballuar dhe e historise qe eshte gedhendur ne guret e tyre ! E kjo rradakja ime po me thote se demi ne kullen e Prek Calit eshte bere me prishjen e mureve te vjetra dhe jo te mureve qe jane ndertuar 3 jave me pare ! Prandaj, shteti ka nje pergjegjesi te madhe pikerisht pse lejoi qe ti shembin muret e vjetra te kesaj kulle ! Po me duket se loja me kete kulle eshte si puna e “hajdutit qe therret kapeni hajdutin” !