Skip to content
5 December, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Personazh

SFIDA PËR MBIJETESËN/ Apeli i Suad Licit: Të mos i lëmë vetëm këta djem!

ShkodraWeb 6 years ago

Suad Lici, një nga emrat e njohur në futbollit shkodran, i ka qëndruar pranë Vllaznisë në këto momente të vështira që po kalon në fundin e kampionatit.

Pavarësisht se ai ka qenë mjaft kritik, sidomos me drejtimin teknik të skuadrës, por tashmë kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi i sezonit dhe shpresat për mbijetesë janë rihapur sërish, ish-futbollisti kërkon mbështetje nga të gjithë.


“Nuk është koha që të ndalemi dhe të bëjmë analizë. Ato që kam thënë pas humbjes me Partizanin i them sërish tani, por nuk është kohë për analizë.

Këta djem kërkojnë një mbështetjeje dhe për më tepër morale, por sërish mund të them se asgjë nuk është në dorën tonë.

Ne jemi sërish të varur nga ajo që do të bëjë ekipi i Partizanit. Megjithatë, ne të gjithë jemi mbledhur në këto momente rreth Vllaznisë, në mënyrë që këta djem të mos jenë vetëm dhe nën një presion të vazhdueshëm dhe të madh, siç edhe po i shikojmë.

Fitorja që arritëm me Kukësin dhe për më tepër humbja e Kamzës ka ndezur shpresat tona sërish për të qëndruar në Superiore.

Por, më parë ne duhet që të bëjmë maksimumin në Korçë dhe pastaj të shpresojmë tek ajo që do të bëjë Partizani ndaj Kamzës”, ka thënë fillimisht Lici.

Partizani – Shpresat e Vllaznisë për mbijetesë janë të lidhura drejtpërdrejt me rezultatin që do të dalë nga ndeshja mes Partizanit dhe Kamzës.

“Unë shpresoj se Partizani do të tregojë të njëjtën lojë dhe impenjim ashtu si me ne. Ata kërkojnë që të jenë në Europë dhe do të synojnë të sigurojnë trepikëshin edhe për vete.

Këtë nuk e them se na intereson neve, por sepse kështu mendoj se do të veprojë kjo skuadër.

Ndërsa Vllaznia, nisur nga pozitat në të cilët është Skënderbeu dhe arritja e titullit kampion, e bënë këtë skuadër që të jetë më pak e impenjuar.

Por, kjo do të varet edhe nga ajo që djemtë e ekipit tonë do të dinë të japin në fushën e lojës.

Presioni është mbi ne dhe shpresoj që do të dinë që të mbyllin me sukses këtë takim dhe më pas të shpresojmë tek ajo që do të bëjë Partizani ndaj Kamzës.

Unë personalisht vlerësova shumë atë impenjim dhe lojë të pastër që bëri ekipi i Laçit. Ishte fitorja e Laçit që ndezi edhe njëherë shpresat e ekipit tonë për të qëndruar mes më të mirave të kampionatit”, ka vazhduar Lici.

Impenjimi – Ajo që vlerëson shumë ish-futbollisti i mirënjohur shkodran është impenjimi i të gjithë futbollistëve në këtë javë të fundit të kampionatit.

Ai ka qenë pranë drejtuesve më të lartë të klubit dhe, ato gjatë gjithë këtyre ditëve të vështira, janë marrë pak e për të mos thënë aspak me analizën e atyre që kanë kaluar, por janë impenjuar totalisht në mënyrë që të bëjnë të pamundur për të shpëtuar Vllazninë nga rënia.

“Natyrisht që presioni më i madh është tek ekipi dhe drejtuesit e saj. Por, unë mund të them se shikoj një impenjim total te të gjithë.

Kjo duke filluar nga kryebashkiakja Ademi dhe për të vazhduar me të gjithë të tjerët. Për të gjithë do të ishte një katastrofë nëse Vllaznia nuk do të mbijetonte.

Shanset janë shtuar e të shpresojmë se të mërkurën do të jemi ne që do t’i gëzohemi qëndrimit në Superiore. Atëherë duhet që të ndalen të gjithë dhe të analizojnë gjatë gjithçka”, ka mbyllur Lici.

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: Jeta nën kërcënim e 200 gazetarëve që mbulojnë mafian në Itali
Lajmi pasues: Paula Jaku, futbollistja që synon të bëhet trajnere e kombëtares!

TË FUNDIT

E TRISHTË – Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi, “Nderi i Kombit”…
  • Kryesore

E TRISHTË – Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi, “Nderi i Kombit”…

12 hours ago
NGA ARTAN FUGA – Ambasadori Nano në Zvicër, pjesë e një atmosferë të turpshme folklorizimi të Shqipërisë
  • Kryesore

NGA ARTAN FUGA – Ambasadori Nano në Zvicër, pjesë e një atmosferë të turpshme folklorizimi të Shqipërisë

20 hours ago
NGA EMILIA KOLIQI – Ndryshimet në paketën fiskale si peshqesh për shkodranët për Vitin e Ri 2024…
  • Ekonomia

NGA EMILIA KOLIQI – Ndryshimet në paketën fiskale si peshqesh për shkodranët për Vitin e Ri 2024…

3 days ago

TË FUNDIT

  • “Furgoni rrëmben fëmijë”, Policia e Shkodrës përgenjeshtron lajmin e disa mediave: Është i pavërtetë… 5 December, 2023
  • Policia e Shkodrës shpall në kerkim 46- vjeçarin nga Mjeda, u perplas me mjetin e tij me një tjetër dhe u largua… 5 December, 2023
  • VIDEO – Prezantohet projekti i transformimit të zonës së Zdrales në Shkodër, do të jetë shumëdimensional… 5 December, 2023
  • FOTO – Arrestohet në Shkodër 18 vjeçari nga Malësia e Madhe, iu gjet një qese me fara të bimës kanabis sativa… 5 December, 2023
  • E TRISHTË – Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi, “Nderi i Kombit”… 5 December, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 5 dhjetor 2023… 5 December, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 5 dhjetor 2023… 5 December, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 5 dhjetor 2023… 5 December, 2023
  • NGA ARTAN FUGA – Ambasadori Nano në Zvicër, pjesë e një atmosferë të turpshme folklorizimi të Shqipërisë 4 December, 2023
  • VIDEO – Kryeministri Rama mbyll vizitën në Shkodër, reagon për mediat ish- kryebashkiaku Bardh Spahia… 4 December, 2023
  • “Shkodrën e kemi prioritet kryesor”, kryeministri Rama: Shkodranët kuptuan se nuk mund ti bien fyellit në një vrimë 4 December, 2023
  • “Do të dijë të përdori edhe këmbën e djathtë”, Rama batuta për Becin në Shkodër: Të majtën se ia hedhim topat ne… 4 December, 2023

TË FUNDIT

“Furgoni rrëmben fëmijë”, Policia e Shkodrës përgenjeshtron lajmin e disa mediave: Është i pavërtetë…
  • Aktualitet

“Furgoni rrëmben fëmijë”, Policia e Shkodrës përgenjeshtron lajmin e disa mediave: Është i pavërtetë…

3 hours ago
Policia e Shkodrës shpall në kerkim 46- vjeçarin nga Mjeda, u perplas me mjetin e tij me një tjetër dhe u largua…
  • Aktualitet

Policia e Shkodrës shpall në kerkim 46- vjeçarin nga Mjeda, u perplas me mjetin e tij me një tjetër dhe u largua…

6 hours ago
VIDEO – Prezantohet projekti i transformimit të zonës së Zdrales në Shkodër, do të jetë shumëdimensional…
  • Kryesore

VIDEO – Prezantohet projekti i transformimit të zonës së Zdrales në Shkodër, do të jetë shumëdimensional…

9 hours ago
FOTO – Arrestohet në Shkodër 18 vjeçari nga Malësia e Madhe, iu gjet një qese me fara të bimës kanabis sativa…
  • Aktualitet

FOTO – Arrestohet në Shkodër 18 vjeçari nga Malësia e Madhe, iu gjet një qese me fara të bimës kanabis sativa…

9 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.