Trajneri i Kombëtares Shqiptare Kristian Panuci ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e ardhshme me Spanjën dhe Italinë në datë 6 dhe 9 tetor. Trajneri Panuci ka grumbulluar 26 lojtarë për këto dy takime. Në këto dy takime zyrtare do jenë në dispozicion të trajnerit, edhe futbollistët Sokol Cikalleshi, Taulant Xhaka dhe Ermir Lenjani, të cilët rikthehen me ekipin kombëtar.