Vllaznia nesër udhëton drejt Durrësit teksa do ndeshet me Teutën. Një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, të cilat në javën e kaluar nuk morën rezultatet pozitive dhe kërkojnë të rikthehen te suksesi.
Por, shkodranët e trajnerit Mirsad Jonuz kanë disa probleme brenda shtëpisë në lidhje me dëmtimet. Kështu, dy qendërmbrojtësit Malota dhe Shehi nuk janë në 100% të formës së tyre dhe janë në dyshim për t’u aktivizuar ndaj Djemve të Detit.
Tekniku Jonuz do presë deri në fund për të rikuperuar titullarët e tij. Por, në rast se mungesat konfirmohen atëherë ky do ishte një lajm tejet negativ për skuadrën kuqeblu, e cila në njëfarë mënyrë do të mbetej e zbuluar në prapavijë.