Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) raportoi të shtunën për 12 pacientë që kanë humbur jetën dhe 190 të infektuar me korona virusi e ri brenda 24 orëve. Shifrat e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 443 mostrave.
Sipas të dhënave të fundit, numri i personave që humbën jetën me sëmundjen COVID-19 ka arritur në 315. Një ditë më parë, kjo shifër ishte 303. Komuna me më së shumti raste është Prishtina, përkatësisht me 48 raste.
Që prej 13 marsit – kur Kosova shënoi rastet e para me korona virus – deri më 8 gusht, në Kosovë janë regjistruar 10,059 raste me COVID-19. Prej tyre, 5,677pacientë janë shëruar. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 4,067. /REL/