Skip to content
1 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Politika

“Serbia të ndalojë fushatën kundër integrimit të Kosovës…”, Presidenti Meta mesazh të fortë pak orë pas Samitit…

ShkodraWeb 3 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

1

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se Serbia duhet të ndalë fushatën kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale dhe institucionet ndërkombëtare. Gjatë një interviste për televizionin boshnjak “OKanal”, Presidenti Meta thotë se Kosova duhet të gjejë mënyra për të përmirësuar tregtinë me Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën.

Gazetari: Ju besoj se i njihni marrëdhëniet mes Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Si do ta komentoni marrëdhënien midis këtyre dy vendeve, por tani edhe shtetit të ri të Kosovës?

Presidenti Meta: Kam bërë maksimumin në karrierën time politike për të promovuar marrëdhëniet mes të gjitha vendeve në rajon, përfshirë edhe Serbinë.

Kam qenë Kryeministri i parë i Shqipërisë, që kam takuar asokohe ish-Kryeministrin e ndj,erë, Zoran Gjingjiç në përpjekje për të krijuar një epokë të re marrëdhëniesh mes Serbisë dhe Shqipërisë, por në përgjithësi mes shqiptarëve dhe serbëve.

Gjithashtu, edhe në lidhje me Bosnjën kam bërë maksimumin tim në pozicionet e mëparshme që kam pasur si Kryeministër, Ministër i Jashtëm, Kryetar i Kuvendit dhe tani si President. E shikoj Bosnjën si një vend me rëndësi të veçantë për stabilitetin dhe besueshmërinë e të gjithë rajonit.

Ne e dimë që ka disa vështirësi, por ne shpresojmë dhe lutemi që këto vështirësi do të tejkalohen me maturinë e liderëve të vendit tuaj, sepse ka vetëm një rrugë për të gjithë qytetarët e Bosnjës, që të lihet pas një herë e mirë e shkuara e hidhur dhe kjo është bashkëjetesa dhe harmonia midis të gjithë atyre që jetojnë në Bosnjë-Hercegovinë, integrimi europian, dhe gjithashtu të pasurit marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet tuaja fqinje si Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi.

Në këtë drejtim, ne nuk mendojmë se jemi larg Bosnjës dhe ne mezi presim të përmirësojmë infrastrukturën. Shpresojmë gjithashtu vendosjen e lidhjes ajrore direkte në mënyrë që të forcojmë marrëdhëniet tona në të ardhmen dhe të përfitojmë sa më shumë të jetë e mundur nga ky bashkëpunim dypalësh.

Gazetari: Një problem tjetër në rajon është taksa e Kosovës ndaj Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Cili është mendimi juaj, kjo taksë duhet të qëndrojë apo duhet të hiqet?

Presidenti Meta: Kur ata vendosën të vinin taksën nuk më pyetën, por unë nuk jam pro shtimit të barrierave në marrëdhëniet midis vendeve në rajon, sepse e ardhmja duhet të jetë bashkëpunim i hapur dhe pa kufij dhe pa pengesa.

Ne të gjithë synojmë të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian. Ndaj shpresoj që Kosova të shqyrtojë sa më shpejt që të jetë e mundur mundësinë e përmirësimit të mëtejshëm të tregtisë dhe marrëdhënieve të përgjithshme, jo vetëm me Bosnjën, por edhe me Serbinë. Kjo do të ishte shumë e dobishme.

Gjithashtu nga ana tjetër, Serbia duhet të ndalojë këtë fushatë kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale ose institucionet ndërkombëtare. Siç është edhe për shembull anëtarësimi në Interpol.

Të gjithë në rajon janë të vetëdijshëm se kr.imi i organizuar është një nga problemet kryesore në të gjitha vendet tona dhe anëtarësimi i Kosovës në Interpol ndihmon bashkëpunimin, jo vetëm të Kosovës me Interpolin, por për të gjithë rajonin është një kontribut për të luftuar krimin e organizuar nga ky rajon.

Nuk e kuptoj pse Serbia do të merrte një pozicion të tillë, sipas meje, jo shumë të arsyeshëm dhe aspak konstruktive.

Sidoqoftë, unë besoj në dialog, në partneritet dhe shpresoj që së shpejti palët të ulen në tryezën e dialogut dhe ne jemi fuqishëm pro normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: “Që nga korriku ka pasur kërkesa për…”, Meta sqaron takimin me Soros Junior: Asnjë takim nuk e ndryshon axhendën
LAJM PAS: OPINION – Rama si Kryeministër i republikës së shtatë të Jugosllavisë…

TË FUNDIT

NGA EMILIA KOLIQI – Shqiptarët po keq qeverisen, Shqipëria me regresin më të lartë në rajon sipas BERZH…
  • Ekonomia

NGA EMILIA KOLIQI – Shqiptarët po keq qeverisen, Shqipëria me regresin më të lartë në rajon sipas BERZH…

13 hours ago
“Shqipëria marshon drejt Tiranës…”, Sali Berisha njofton datën e protestës së radhës së opozitës…
  • Kryesore

“Shqipëria marshon drejt Tiranës…”, Sali Berisha njofton datën e protestës së radhës së opozitës…

13 hours ago
Agjenti i FBIsë”, del në skenë ish- deputeti i Shkodrës, Artan Hoxha tregon cfarë i kërkoi Tom Doshi agjentit McGonigal
  • Aktualitet

Agjenti i FBIsë”, del në skenë ish- deputeti i Shkodrës, Artan Hoxha tregon cfarë i kërkoi Tom Doshi agjentit McGonigal

15 hours ago

TË FUNDIT

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…
  • FOTO – Punimet e rrugës Rrjoll- Shengjin të ndërprera prej muajsh, shkak inertet dhe gurët e hedhur pa plan…
  • U dënua me pushkatim për një plan për të vrarë Ramiz Alinë, KPA përjashton nga drejtësia gjyqtarin, s’ justifikoi 700 mln lekë pasuri
  • Futbolli shqiptar luhet në ditë të pazakontë, ja kur rikthehet Kupa e Shqipërisë…

TË FUNDIT

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 1 shkurt 2023…

4 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 1 shkurt 2023…

4 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkure 1 shkurt 2023…

4 hours ago
FOTO – Punimet e rrugës Rrjoll- Shengjin të ndërprera prej muajsh, shkak inertet dhe gurët e hedhur pa plan…
  • Aktualitet

FOTO – Punimet e rrugës Rrjoll- Shengjin të ndërprera prej muajsh, shkak inertet dhe gurët e hedhur pa plan…

11 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.