Një tragjedi e vertetë në një familje shqiptare me origjinë nga Shkodra me banim në SHBA. Dy muaj më parë, Gegë (Lin) Miloti 52 vjeç, u nis të realizonte ëndrrën e tij në SHBA, ku kishte edhe të afërmit e tij. Fatkeqësisht, Gega u infektua me Covid- 19, duke humbur betejën për jetën në Jacksonville të Floridas.
Ëndrra iu pre në mes nga kjo murtajë që po i sillet botës mbi kokë prej më shumë se një viti por nga ana tjetër, Gega duhet të prehet në vendlindjen e tij. Kërkohet një shpenzim shumë i madh për ta rikthyer tashmë të pajetë në atdhe dhe natyrisht, asnjë familje e vetme nuk e disponon atë shumë.
Prandaj, në rrjete sociale ka nisur një maratonë solidariteti e shqiptarëve me zëmër të madhe. Deri tani, janë mbledhur rreth 27 mijë dollarë dhe duhen minimalisht 30.000 që Gega të nisë udhëtimin e fundit drejt vendlindjes. Në situatën e rëndë që ka kapluar këtë familje, çdo ndihmë do të ishte e mirëpritur, për të qenë pranë kësaj familje të nderuar në ditë të keqe.
Te dashur miq dhe shoke!
Ky eshte nje rast tragjik per familjen e shokut dhe vellait tone te dashur Gege Miloti. Erdhi si vizitor ne Amerike si enderr e cdo kujt dhe humbi jeten nga COVID-19
Ju lutemi cdokujt te kontriboje me sa te kete mundesi per dergimin e trupit tek familja e tij ne Shqiperi. Ju falenderojme te gjitheve per kontributet tuaja.
Sinqerisht Mikel Miloti
Dear family and friends !
This is a unfortunate case for our beloved friend Gege Miloti that has passed away due to corona virus. He has come here to Florida to visit his brother and then suddenly contracted Corona virus and after one month in Intubation he has passed away. We would want to raise money for his funeral expenses and we want to send his body back to Albania. Everything that is left from the funeral expenses will go to his wife and kids!
TË GJITHË ATA QË KANË MUNDËSI TË KONTRIBUOJNË PËR KËTË RAST TRAGJIK, PËR TË LEHTËSUAR SADO PAK DHIMBJEN E FAMILJES MILOTI, MUND TË KLIKOJNË LINKUN MË POSHTË KU MUND TË BOJNË DONACIONIN E TYRE SIPAS MUNDËSISË.
https://www.gofundme.com/f/raising-money-for-geges-funeral-expenses
Ata që mbase kanë mundësi të kufizuara financiare, mund të kontribuojnë duke e shpërndarë sa më shumë këtë artikull në rrjete sociale!