Skip to content
25 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

SENSIBILIZIM – Historia e trishtë e 80- vjeçares, punon me shtiza çorape për të fituar 200- 300 lekë në ditë…

ShkodraWeb 5 November, 2022
nene qamilja corape tirane

Nënë Qamilja është 80 vjeç. Ndonëse krahët i dhembin e sytë i ka të enjtura, nënë Qamiilja punon papushuar. Në zonën e ish- parkut të autobusëve atë e gjen çdo ditë duke punuar me shtiza çorape leshi, të cilat më pas i shet dhe me ato para siguron paratë që i duhen për ushqim.

“Kam nja katër vite që dal këtu. Nga halli jo nga qejfi se po të ishte ashtu dilja në kafe me plakat. Në ditë marr 2000, 3000 deri në 5000 lekë. I mbledh lekët dhe pastaj marr bukën, jo vaji, jo sheqeri, jo kafja. Pleqëria i do të gjitha”, thotë ajo.

Probleme shëndetësore ka pasur shpesh, por kushtet e ekonomike e detyrojnë 80-vjeçaren që prej 4 vitesh, çdo ditë nga që herët mëngjes të dalë në rrugë në mes të diellit e shiut, dhe të punojë.

“Kam shumë probleme, që vijnë nga pleqëria”, rrëfen ajo.

Jeta e vështirë dhe vuajtjet që nuk i janë ndarë, e bëjnë nënë Qamilen të përhumbet mes lotëve e kujtimeve të trishta.

“Nganjëherë qaj nga inati”, thotë ajo e përlotur.

Për të përfunduar një palë çorape të cilat i shet nga 300-450 lekë nënë Qamilja thotë se i duhen 3 ditë, por jo çdo ditë malli shitet. Ka pasur raste plot kur është kthyer në shtëpi me duart bosh, pa mundur të shesë asgjë.

“Më është mërzitur jeta, nuk jetohet kështu”.

Nënë Qamilja jeton së bashku me djalin dhe familjen e tij. Fatkeqësisht dhe nusja e saj është diagnostikuar me kancer dhe ka hequr njërin gji, ndaj dhe problemet e shumta e kanë detyruar të mos mendoj për kufi të moshës apo se e ka lënë fuqia për punë.

Me duart që vazhdojnë thurin, si e vetmja mundësi për t’u bërë ballë halleve të familjes, 80 vjeçarja apelon për ndihmë, nga kushdo që ka mundësi.

Gjithkush që kërkon të ndihmojë nënë Qamilen të kontaktojë në redaksinë e Shqiptarja. com dhe Report Tv 0697004331.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: ANALIZA – Ritmi i “çmendur” i Berishës përballë pandalshmërisë së Edi Ramës për të folur me shqiptarët…
Artikull pasardhës: NGA LEDI SHAMKU SHKRELI – Tallje e neveritshme me Albanologjinë…nga Shitorja e Dyqanxhijve të Akademizmës

TË FUNDIT

renis bandula 2026

SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
kastrati gurishta 2026

VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës…

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë 24 January, 2026
  • VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës… 24 January, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë 24 January, 2026
  • VIDEO – Ministri i Bujqësisë Salla takim me fermerët në Shkodër, nxit krijimin e Bashkimit të Fermerëve 24 January, 2026
  • VIDEO – “Shkodra Tourism Awards”, eventi që vlerëson bizneset turistike dhe “mjeshtrat” promovimit të tij 24 January, 2026
  • Ngjarja tragjike tek KF Tirana, FSHF njofton shtyrjen e ndeshjes me Flamurtarin këtë të shtunë… 24 January, 2026
  • PERSONAZH – “Dokja” i Vllaznisë, Zyhdi Çoba feston ditëlindjen, një jetë e lidhur me sportin… 24 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • Vllaznia rinovon deri në 2028 me Tafilin por “goditja e fortë” ka emrin Kevin Dodaj që rikthehet kuqeblu 23 January, 2026
  • VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi 23 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

renis bandula 2026

SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
kastrati gurishta 2026

VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës…

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
andis salla shkoder 2026

VIDEO – Ministri i Bujqësisë Salla takim me fermerët në Shkodër, nxit krijimin e Bashkimit të Fermerëve

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.