Përshëndetje!
Quhem Mirjan Gruda, lindur dhe banues në Shkodër. Jetoj vetëm me tim atë. Në moshën 35 vjeçare, nga një aksident në punë humba të dy krahët deri përmbi bërryl. Ato çfarë kanë mbetur prej krahëve të mi janë dy cungje njëri 12cm dhe tjetri 13cm. Kuptohet një gjendje e tillë e bën të pamundur për mua kryerjen e nevojave më minimale. Pranë meje ka qenë babai im i cili më ka veshur, më ka larë e më ka ushqyer siç veprohet me një fëmijë të vogël.
Sot ai është 83 vjeç dhe është tepër e rëndë për mua tek shikoj përditë se si rolet tona janë këmbyer, në vend që t’i shërben unë atij, më shërben ai mua. Në fillim shpresoja se mund të gjendej një zgjidhje për mua duke vendosur proteza. Ato do të më ndihmonin të kryeja nevojat bazike, por vlera monetare e tyre ishte përtej mundësive tona, pasi pensioni prej 14 mije lekësh që përfitoj, mezi realizon nevojat minimale.
Përgjatë rreth 12-13 viteve kam trokitur në shumë dyer, por pa sukses. Ju shkrova me shpresën se diçka mund të ndryshojë, se dikush mund të më ndihmojë.
Kërkoj ndihmën e te gjithë njerëzve që mund të më ndihmojnë duke kontribuar në GoFound. Operacioni për mua do zhvillohet në Turqi.
Ju faleminderit!
Me respekt
Mirjan Gruda
Të gjithë ata aë kanë mundësi të kontribuojnë sado pak për të lehtësuar jetën e Mirjanit dhe babait të tij 83- vjeçar, mund të klikojnë linkun në vijim https://www.gofundme.com/f/j9u2w-pershendetje për të dhuruar diçka! Të gjithë bashkë ia dalim, si gjithmonë!