“Ju lutem, per cdo informacion kontaktoni 0685075470 ose ne +33651811925”,-shkruajnë familjarët për JOQ.
Një situatë shqetësuese është raportuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, pasi një familje ka humbur kontaktet me djalin e tyre 30-vjeçar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00, pas përfundimit të procesit të regjistrimit për fluturimin e kthimit drejt Parisit.
I humburi, Jurgen Godo, është larguar nga zona e aeroportit dhe nuk dihet ku mund të ketë shkuar. Familja ka bërë të ditur se Jurgeni nuk ka me vete as para dhe as telefon. Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij.