
Zevendeskryeministrja Senida Mesi ka qene sot per te inspektuar zonat e permbytura ne Bashkine e Shkodres. Ne rrugen e Velipojes, ne hyrje te fshatit Trush Mesi eshte perballur ne distance me kryebashkiaken Voltana Ademi, e cila po takohej me banoret e aty.
Ndersa zevendesministri i Mbrojtjes Petro Koci dhe prefekti Çesk Millja kane ndaluar dhe jane takuar me Ademin, Mesi ka vijuar rrugen, pasi mesa duket nuk ka preferuar te perballet me banoret e Trushit. Keta te fundit, te revoltuar “kane vene perpara” Kocin dhe Milljen, te cilet kane hipur ne makina dhe i jane bashkuar eskortes se Mesit.
Pak me tutje, ne vendin e quajtur “kthesa e Dajcit”, Mesi eshte ndalur dhe ka dhene nje interviste per mediat. Pak minuta me pas, ne “kthesen e Dajcit” eshte futur makina e kryebashkiakes Ademi qe ka vijuar inspektimin drejt zonave te permbytura ne Dajc.
Te gjitha keto skena kane ndodhur ne pranine e mediave vendore te pranishme ne terren.
Nuk eshte e qarte se pse Mesi ka evituar takimin me Ademin dhe qytetaret, por shprehja me e pershtatshme eshte i shmanget kryebashkiakes si “djalli temjanit”.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!