Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Selinë e PD nuk e merr dot me grusht shteti”, Azgan Haklaj: Protesta e Berishës do të dështojë me turp…

ShkodraWeb 5 January, 2022
lulzim basha azgan haklaj pd

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Degën Tropojë, Azgan Haklaj, ka reaguar lidhur me situatën e brendshme të partisë.

Haklaj thotë se ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij do të dështojnë me turp pasi dhe shton se lëvizjet e Berishës janë antistatutore duke kryer kështu mirëfilltazi sipas tij grusht shteti. Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka reaguar lidhur me përplasjet e forta

Statusi i Azgan Haklajt:

PDSH është e përgatitur për të shkërmoqur çdo skenar dhune
“Përmbaruesit” e Berishës si vikingët e Ëilliam pushtuesit
“Na shpëto nga furia e vikingëve o Zot”!( postulat anglez).
Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.
Selia e PD-së është shtëpia jonë e përbashkët.

Eshtë e paprecedentë të sulmosh tempullin e lirisë dhe demokracisë dhe besimit në Zot.
E kanë të pamundur dhe do të deshtojnë me turp ata që me ultimatume po përpiqen të rrembejnë Partia Demokratike në mënyrë antistatutore duke kryer kështu mirëfilltasi grusht shteti.
Institucionet legjitime të Partisë Demokratike të Shqipërisë kryesia, keshilli kombëtar, kolegji i kryetarëve të rretheve, kuvendi kombëtar me 5004 delegatë legjitimë përfaqësues të demokratëve shqiptarë janë shprehur në menyrë plebishitare me votën e tyre me vullnetin e lirë dhe kanë mbështetur kryetarin e PDSH-së të zgjedhur me referendum blu.
Ata i dhanë fund absolutizmit berishist dhe mercenarizmit politik.

Shembën kultin e individit, institucionin e hipokrizisë e dualitetin politik.
Asnjë revolucion “paqësor” nuk mund ti imponohet vullnetit të demokratëve.
Regjenca e dalë nga kryefoltorja, mitingu i 11-të dhjetorit kërkon me çdo çmim përplasje, dhunë, gjak dhe mort.

Deklaratat e herëpashershme të komisionit regjent.
Thirrjet publike të tyre për akte dhune kërkojnë që arkën e formularëve false të Palokës ta kthejnë në arkëmort në oborrin e PD-së.

Demokratë të Shqipërisë!
Ju bëj thirrje tepër vllaznisht e shumë shqiptarisht të gjithë demokratëve të Shqipërisë.
Mos u mashtroni nga propaganda e shfrenuar por tu përdorur mish për top nga arkitektët e “revolucionit” konservator.

Revolucioni nuk ka asnjë lidhje me konservatorizmin.
Revolucionet kanë lidhje me bolshevizmin e fashizmin( tufat e shkopinjëve lidhur nën një spatë).
Filozofia e tyre është dhuna, terrori, vrasjet.
Çdo skenar dhune për pushtimin e PD-së do të deshtojë me turp.
Partia Demokratike e Shqipërisë është përgatitur për të shkërmoqur çdo lloj skenari të një pakice të vogël të mbështetur nga Trekëndëshi i Bermudës.
PDSH do të shëmbë regjimin e vjetër autokratik dhe muret e korrupsionit.
Epoka e re demokratike po lind.

Vellezër dhe motra demokratë!
Të gjithë diktatorët e neodiktatorët një fytyrë kanë.
Jetojmë në dekadën e tretë të mileniumit të tretë dhe jemi shtet anëtar i Natos e nuk mund të përligjet sot regjimi i terrorit si ai jakobin në kohën e Maksimilian Robespierit në Revolucionin Francez të vitit 1789.
Berisha nuk mund të pushtojë me dhunë e terror PD-në, të djegë e shkatërrojë dhe të përndjekë demokratët që mendojnë ndryshe si perandori romak Neroni që dogji Romën dhe përndiqte të krishterët në shekullin e parë të erës sonë.
Domokratët janë paqësorë e nuk mund të bëhen të dhunshëm e të kujtohen si vandalët që shëmbën Romën në shekullin e pestë të erës tonë.
Demokratët nuk janë shkatërrimtarë e plaçkitës e të kujtohen si vikingët që u shfaqën në vitin 793 të erës sonë të udhëhequr për më shumë se dy shekuj barbarët Eriku i Kuq e Knuti i madh etj, që në vitin 1066 të udhëhequr nga Ëilliam pushtuesi pushtuan Anglinë në mënyrë mizore, e për të cilët ka mbetur si postulat lutja angleze e kohës:
“Na shpëto nga furia e vikingëve o Zot”.
Selia e PD-së nuk mund të digjet si Reichstagu në Gjermani me dt 27 shkurt të vitit 1933 nga Hitleri sepse jemi shtet i Natos.
Demokratët krenohen me historinë e tyre sepse shëmbën diktaturën më të egër në Europë të Pol Potit shqiptar Enver Hoxha e nuk mund të sulmojnë shtëpinë e tyre të përbashkët, tempullin e lirisë, demokracisë dhe të besimit në Zot.
E përsëris edhe njëherë!

Vellezër dhe motra demokratë, mos bini pre e egos së shfrenuar për pushtet me dhunë e Sali Berishës sepse Selinë e PD- nuk e merr dot me grusht shteti.

Berisha do të krijojë një parti të re për familjen, një organizatë antiamerikane dhe antiperëndimore.
Atëherë ju do të zhgënjeheni sepse do të ndiheni të mashtruar e tradhëtuar, por do të jetë vonë.

Kujtojmë se deputeti Flamur Noka, i shoqëruar nga deputetë të tjerë të parlamentit shqiptar shkuan sot në selinë e PD, ku ishte pikërisht data që ata kishin vendosur si afat që kryetari aktual i PD, Lulzim Basha të lironte zyrën. Ata janë përbalur me dyer të mbyllura e kanë deklaruar më pas për mediat, se do të rikthehen në seli më 8 janar, datë në të cilën është parlajmëruar një prrotestë nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Post navigation

Previous: Efektet e festave të fundvitit. “kërcejnë” shifrat e Covid- 19 në Shqipëri në 24 orët e fundit…
Next: NGA BLEDIAN KOKA – Pse Lulzim Basha ‘çmendi’ deri në këtë pikë?!…

TË FUNDIT

trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.