
Një bandë e trafikut ndërkombëtar të drogës është shkatërruar ditën e sotme gjatë një operacioni të madh të zhvilluar nga policia e Firences. Rreth 1 ton kanabis është sekuestruar nga policia italiane në bashkëpunim me atë holandeze, prej nga vinte edhe droga.
Sipas mediave italiane, dyshohet se pika e nisjes së drogës ishte Shqipëria, me destinacion Italinë, duke kaluar nga Holanda. Në kuadër të operacionit të përbashkët, janë vënë në pranga 14 persona, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Mediat italiane thonë se përfituesit e parave i riinvestonin ato, duke rritur edhe xhiron e prostitucionit.