Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Kryetarit të PD Lulzim Basha për të shpallur moskompetencën për akuzën e ngritur nga Taulant Balla, lidhur me çështjen e sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në Portin e Durrësit. Selia blu ka shpërndarë një dokument që përmban kërkesën paraprake të pranuar të Bashës dhe argumentet ligjorë për çështjen që do të gjykohet në Gjykatën e Tiranës.
Në argumentet e kreu të opozitës theksohet se ankimimi në gjykatën e gabuar nga Taulant Balla të mos jetë bërë me disa qëllime.
“1-zvarritjen e çështjes
2-krijimin e rrethanave të rreme për të ndikuar hetimin penal ndaj çështjes ku akuzohet si i përfshirë
3-mashtrimin e opinionit publik
Duke vënë në dukje shpejtësinë me të cilën Gjykata e Krimeve të Rënda trajtoi brenda 24 orëve kërkesën e Ballës, që nga procedura e regjistrimit, marrja e saj në dorëzim nga Kryetari i Gjykatës, hedhja e shortit dhe caktimi i gjyqtarit, marrja në dorëzim e dosjes nga gjyqtari i caktuar, shqyrtimi fillestar i saj, caktimi i seancës gjyqësore dhe përpilimi i aktit procedurat të thirrjes së palëve në gjykim, Basha shprehet se “dëshiron të besojë që me këtë standard dhe shpejtësi maksimale, Gjykata zbaton për çdo çështje që lidhet me krimin e organizuar dhe korrupsionin”, thuhet në njoftimin e PD./balkanweb/