
Prostitucioni, edhe pse konsiderohet si një ndër “profesionet” më të vjetra në botë, në vendin tonë nuk është i ligjshëm dhe përbën vepër penale, sikundër edhe lëndët narkotike, një nga temat më të diskutuara të kohëve të fundit. Fakti që është i ndaluar, nuk do të thotë aspak se në Shqipëri nuk ka prostituta dhe klientë për to. Ka qenë një 40-vjeçar nga qyteti i Shkodrës, ai që ka përfunduar në prangat e policisë, pasi është kapur “me presh në dorë”.
Ai akuzohet për kryerjen e marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës me 28-vjeçaren V.H. Një ditë më parë, policia referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për vajzën me iniciale V.H. dhe 40-vjeçarin E.L. e para banuese në fshatin Kullaj, ndërsa ‘klienti’ me banim në Dajç.
Ajo akuzohet për veprën penale “Prostitucioni”, ndërsa ai për “Favorizimi i prostitucionit”. Gjithçka u zbulua pasi vajza kishte disa ditë që ishte nën vëzhgim nga policia. Më tej do të verifikohet nëse ajo punonte e vetme apo në një rrjet prostitucioni.