Mjeshtri i Madh Zef Deda feston sot ditelindjen. Nje nga emrat me te medhenj te humorit shkodran e shqiptar, Zef Deda ka zene vendin e merituar ne plejaden e arte te ketij zhanri.
Sigurisht urimet jane te shumta dhe nder te paret e ka uruar djali i tij, Juli, i cili ndjek gjurmet e babait ne artin e humorit. Ne postimin e tij ne Facebook, Julian Deda shkruan:
Gëzuar ditëlindjen Big Boss….!
Fati më ka mbajt me hater duke më bërë birin tënd, sepse ti e do të bukurën, dashuron familjen, për ty ka rëndësi dinjitetin dhe ndershmërine, ti adhuron jeten. Sekreti yt është, pozitiviteti, të cilin ti e shpërndan ndër ne, pa kursim. Je krenaria e familjes sonë…! Te paçim me jetë e me shendet…! Të du fort Babo…!