Skip to content
10 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Së bashku me vëllezërit socialistë të zhgënjyer të largojmë regjimin e Edi Ramës”, Basha nis takimet me bazën…

ShkodraWeb 29 December, 2021
lulzim basha diber turi

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi këtë të mërkurë një takim me simpatizantë demokratë në qytetin e Dibrës. Gjatë fjalës përballë të pranishmëve, Basha u shpreh se arsyeja e kësaj vizite është për të mobilizuar forcat kundër regjimit të kryeministrit Rama.

“Faleminderit dhe mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, dibrane dhe dibran, të rinj dhe të reja!

Zoti kryetar i degës së Dibrës, të nderuar drejtues të strukturës së degës së Dibrës, drejtues të strukturave të qarkut të Dibrës, zoti drejtues politik, zoti këshilltar i sigurisë Kombëtare, anëtarë i Kryesisë, gjeneral Gjunkshi, të nderuar vëllezër dhe motra, themelues dhe qëndrestarë, zonja dibrane, vajza dibrane, të rinj dibranë,

Së pari, dua t’u falënderojë nga zemra për pritjen në këtë ditë të ftohtë dhe me shi. Të ftohtë dhe me shi për ata që janë larg Dibrës, sepse për mua që në momentin e futjes në këtë trevë që ka kaq shumë kuptim për mua personalisht, familjarisht por edhe për të gjithë shqiptarët, ndjej nxehtësinë e mikpritjes dibrane për të cilën iu falënderoj nga zemra!

E ndjej këtë ngrohtësi, jo vetëm në shtrëngimin e duarve, e shoh këtë mikpritje jo vetëm në sytë tuaj, por mbi të gjitha në shpresën që rezëtin edhe në këto orë, në këto orë të vështira për Dibrën, Në këto orë të vështira për Shqipërinë, në këto orë të vështira për kombin shqiptar, natyrisht në këto orë të vështira për demokratët dhe Partinë Demokratike. E pra, dua t’iu falënderoj, sepse si përherë keni ditur që në ditët më të vështira të kombit, në orët më të vështira të fatit, t’i prini me zjarrin e patriotizmit në zemër, me besnikërinë ndaj vlerave më të larta kombëtare, flamurit të Kastriotit dhe mbi të gjitha me vendosmërinë dhe qëndresën për demokraci, për liri dhe për dinjitet njerëzor. Këto janë vlerat me të cilat krenohet Dibra, këto janë vlerat me të cilat Shqipëria krenohet për Dibrën dhe dibranët.

Vlerat e burrërisë, vlerat e familjes, të besimit në Zot dhe të patriotizmit, janë vlerat që kullojnë pastërtish nga kjo trevë e bekuar nga Zoti, nga kjo trevë e larë me gjakun e bijve dhe bijve dibranë ndër shekuj, madje siç u përmend edhe më parë, edhe në këtë 100 vjetor të kryengritjes dibrane, e cila është një tjetër gur kilometrik në historinë e sakrificave të kombit tonë. Por vëllezër dhe motra, arsyeja e kësaj mbledhje sot, nuk është thjesht dhe vetëm të shihemi e të takohemi me njëri-tjetrin, ndonëse kjo në vetvete më jep një kënaqësi të jashtëzakonshme dhe të dyfishtë. Arsyeja është që së bashku me të gjithë dibranët demokrat, votues të demokratëve, apo dhe vëllezërit dhe motrat tanë socialistë të zhgënjyer në palcë nga regjimi i Edi Ramës, të shqyrtojmë rrugët e daljes nga kjo gjendje, të vendosim kursin për të ecur përpara dhe të gjithë bashkë ta nxjerrim Dibrën dhe Shqipërinë nga humnera ku e ka katandisur regjimi 8-vjeçar i Edi Ramës.

Ky takim zhvillohet në kushte shumë të vështira, kudo anembanë Shqipërisë e në veçanti në treva të varfëruara me qëllim nga ky regjim siç është Dibra, siç është Bulqiza, siç është Mati, siç është Verilindja dhe Veriu në tërësi, por anembanë Shqipërisë edhe në Tiranë, 40% e familjeve nuk arrijnë dot të ngrohin shtëpitë e tyre. Ndërkohë që dimri jo vetëm ka trokitur, por po fillon me temperaturat nën 0, 50% e familjeve shqiptare, 1 në 2 familje shqiptare nuk arrijnë të paguajnë dot më shumë se një vakt të plotë për familjet dhe fëmijët e tyre. 90% e familjeve shqiptare, e shpenzojnë të gjithë buxhetin e tyre, pavarësisht se nga vjen, të ardhura për ata pak njerëz që janë në punë, apo fermerë, pensionist plus ndihmën që mund të marrin nga fëmijët në emigracion, punonjës të administratës apo të sektorit privat, s’ka rëndësi se nga i vijnë të ardhurat, 90% e të ardhurave shkojnë për nevojat bazë. Jo sikur të ishim në zemër të Europës, po sikur të ishim në një cep të harruar të Afrikës.

Standardi i jetës ka rënë kokëposhtë, fuqia blerëse është më e ulëta krahasuar me të ardhurat në të paktën 2 dekada. Bashkë me konsumin që bie ditë për ditë, mbyllen qepenat e bizneseve, shkatërrohet tregu i punës, shtohet numri i të papunëve, e bashkë me ta edhe numri i atyre që duan të largohen dhe që largohen nga vendi i tyre”, tha Basha.

Post navigation

Previous: “A pushon virusi më 31 dhjetor?”, ministrja Manastirliu tregon pse Komiteti Teknik i Ekspertëve hoqi “orën policore”…
Next: “9 shtatori është dita kur ndava të shkuarën nga e ardhmja”, Lulzim Basha komenton vendimin për përjashtimin e Berishës..

TË FUNDIT

moto fest 2026

OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë…

ShkodraWeb 10 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë… 10 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve 9 May, 2026
  • Nga Rrmaji në Gramoz, identifikohen 6 vendvarrime të personave të zhdukur në diktaturën komuniste 9 May, 2026
  • OPINION – Kush është i pamëkat, të hedh gurin e parë…drejt Robert Ndrenikës… 9 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • “Prova gjenerale” për Superioren, Alban Xhaferi ngre lart trofeun e kampionit të Vllaznia B në të Tretën 8 May, 2026
  • NGA ARTAN FUGA – Përse Partia Demokratike edhe organizon zgjedhje edhe nuk do zgjedhje…? 8 May, 2026
  • VIDEO – Sezoni turistik, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër përmirëson rrjetin e kanalizimeve të ujrave të zeza 8 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moto fest 2026

OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë…

ShkodraWeb 10 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
full hd.03_45_42_17.Still057

VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve

ShkodraWeb 9 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.