Skip to content
27 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

“Së bashku do ta bëjmë Shqipërinë vendin e mundësive për të gjithë”, Lulzim Basha mesazh për vitin e ri…

ShkodraWeb 3 years ago

Kryetari i PD Lulzim Basha me anë të një statusi në “Facebook” ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2020. Basha në mesazhin e tij iu drejtohet të gjitha shtresave shoqërore, atyre më të vjetra në moshë deri tek rinia. Në mesazhin e tij për rininë, Basha thotë se viti 2019 ishte fatkeqësisht i zymtë, por ky vit mund të jetë vit më i mirë për të gjithë, nëse punojmë të gjithë bashkë.

Mesazhi i kryetarit të PD Lulzim Basha:

Të dashur bashkëqytetarë,

Vetëm pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve dhe unë nga zemra dua t’ju uroj të gjithëve, kudo ku jeni: Për shumë vjet Gëzuar! Viti që po lemë pas ishte i vështirë, dhe na përballi me sfida të shumta.

Tërmeti që goditi vendin tonë e vështirësoi edhe më shumë jetën e mijëra familjeve. 26 nëntori gjunjëzoi vendin dhe la pas një dhimbje të madhe për 51 bashkëqytetarë që sot nuk janë më mes nesh, dhe për dhjetëra mijëra të tjerë që po e kalojnë këtë natë mes vështirësish, në të ftohtë, me tavolina të zbrazura e dhimbje në shpirt.

Ky vit do të mbetet gjatë në mendjen e çdo qytetari, e kjo natë natyrisht nuk do të festohet si çdo vit. Por ajo që dëshiroj me shpirt e për të cilën lutemi të gjithë është që 2019 të marrë me vete gjithë dhimbjen, pamundësinë dhe krizën që përjetuam, e viti i ri të sjellë mbarësi, gëzim, e më shumë mirëqenie në çdo vatër shqiptare.

Së bashku si një familje e madhe me ndihmën e Zotit dhe duke u mbeshtetur tek njëri tjetri do ta ndryshojmë këtë realitet të dhimbshëm në vitin që po vjen. Sot dua të uroj nga zemra çdo qytetar që është në vështirësi që 2020 të sjellë lehtesim, shpresë dhe mirëqenie për ta.

Dua të uroj çdo shqiptar që gjendet në emigrim që 2020 të sjellë ditë më të mira, dhe mundësi që të ktheheni e të ndërtoni siç e dëshironi jetën tuaj në Shqipëri! Dua të uroj sot çdo familje të prekur nga tërmeti që 2020 tu sjellë mbylljen e plagëve në familjet tuaja dhe tejkalim te vështirësive.

Dua të uroj sot në veçanti ekipet mjekësore, punonjësit në detyrë të policisë, zjarrfikësit si dhe punonjësit e medias që janë në krye të detyrës, një vit të mbarë e të gëzuar!

Një urim të veçantë kam për të rinjtë dhe të rejat, mos e humbisni shpresën dhe besimin tek vetja juaj dhe tek Shqipëria! Forca dhe energjia juaj është frymëzim për çdo shqiptar. Së bashku do ta bëjmë Shqipërine vendin e mundësive për të gjithë ju.

Gëzuar e një vit të mbarë për çdo shqiptar!

Zoti e bekoftë Shqiperinë!

Continue Reading

LAJM PARA: VIDEO – “Të ngrihemi, të hedhim mënjanë këtë regjim”, Berisha video-mesazh: Viti i rekordeve të zeza…
LAJM PAS: VIDEO – Veliaj dhe Rama i bashkohen në çadër familjes së prekur nga tërmeti për natën e vitit të ri…

TË FUNDIT

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • Kryesore

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…

2 hours ago
“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • Kryesore

“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në

3 hours ago
“Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë
  • Aktualitet

“Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë

3 hours ago

TË FUNDIT

  • EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • “Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • “Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë
  • “Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…
  • Sulmi me armë ndaj Top Channel që i mori jetën rojes së objektit dhe misteri i 2 shkodranëve të kapur në Vlorë
  • TRAGJIKE – Po shpëtonte një fëmijë nga mbytja në det, humb jetën shqiptari me banim në Florida të SHBA- ve…

TË FUNDIT

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • Kryesore

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…

2 hours ago
“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • Kryesore

“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në

3 hours ago
“Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë
  • Aktualitet

“Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë

3 hours ago
“Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…
  • Aktualitet

“Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.