ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“S’dua të humbas…”, pragndeshja me kuqeblutë trajneri i “Luftëtarit”: Me tifozë do ishim më të motivuar…

Luftëtari është gati të sfidojë Vllazninë. Jorgos Marantas ka udhëtuar me kontingjent të plotë drejt Shkodrës dhe është i bindur se skuadra nuk do të dalë e humbur nga kjo transfertë. Gjatë konferencës së dhënë për mediat, ai vlerëson kundërshtarin dhe evidenton se mungesa e tifozëve nuk është aspak favorizuese, pasi me një stadium të tejmbushur do të ishin më të karikuar.jorgos marantas

Si është gjendja e lojtarëve në aspektin fizik dhe atë psikologjik, pas dy fitoreve në kampionat dhe Kupë?

Gëzojmë formë të mirë në të dyja këto aspekte. Futbollistët kanë punuar si duhet gjatë këtyre ditëve dhe mendoj se jemi gati për këtë takim. Kemi lojtarë të dëmtuar, si Rapo, Lika, Açka e Dragushi, për të cilët akoma nuk e dimë nëse do të luajnë nesër (sot). Megjithatë, nuk ka vend për panik. Jemi në gjendje ta përballojmë në të gjitha kushtet. Do të shkojmë të mobilizuar për të treguar forcën e grupit dhe karakterin real të këtij ekipi.

Në Shkodër luhet pa tifozë. A do të jetë më e thjeshtë për ju në këto kushte?

Nuk e besoj këtë. Unë dua që stadiumi të ketë sa më shumë tifozë. Nëse ka atmosferë nga tribunat, edhe lojtarët do luajnë një ndeshje të mirë. Futbolli luhet në fushë jo vetëm për rezultat, por dhe për të kënaqur tifozët në fund të fundit. Futbolli është lojë e të gjithëve. Rezultati, në fund të fundit, ka pak rëndësi. Kur shikon njerëz në stadium, je dyfish i motivuar për të dhënë maksimumin.

Sa e njihni kundërshtarin, keni mbledhur informacione për ta?

Vllaznia është një skuadër e mirë, që nuk bën shumë ndryshime të lojtarëve. Kjo i ndihmon ata të luajnë mirë. Ne jemi me lojtarët tanë çdo ditë dhe ata japin më të mirën në stërvitje. Kjo më bën të besoj sot te cilësitë e tyre.

A do të kënaqej Marantas me një pikë nga kjo transfertë?

Unë dua që skuadra të mos humbasë. Ky është dhe qëllimi ynë kryesor. Një pikë është mirë. Dua të vazhdojmë me stilin e dy fitoreve të fundit për të vazhduar rrugëtimin. Nëse ne fitojmë, lojtarët marrin kurajë për vazhdimësinë. /Intervistoi: Tomor Shehu/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.